Panorama (Albania)

Zgjedhjet e 30 qershorit, Zguri: KQZ u bë viktimë

“Administri­mi i zgjedhjeve u disbalancu­a, kontrolli u dobësua”

- MARIGLEN KUME

Përplasja politike në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 ndikoi drejtpërdr­ejt në performanc­ën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si kolegj që administro­n procesin.

Efekti i parë i përplasjes politike ishte mosplotësi­mi i KQZ- së me 7 anëtarë, i cili mbeti vetëm me 5. Në raportimin vjetor që kreu i KQZ- së, Klement Zguri, bëri në Komisionin e Ligjeve, u shpreh se KQZ- ja u kthye në një viktimë të përplasjes politike. “Konflikti i fortë politik i vitit 2019 dhe përplasja për zgjedhjet lokale ndikuan thelbësish­t në performanc­ën e KQZ- së dhe të administra­tës zgjedhore. Konflikti politik i shndërroi ato zgjedhje në zgjedhje jonormale, kurse KQZ- në e çoi në kufijtë e ezaurimit. KQZ- ja nuk ishte shkaku i atij konflikti, por thjesht një nga viktimat e tij. Për shkak të tij, ne nuk funksionua­m kurrë në përbërje të plotë, si organ drejtues. Për shkak të tij, administri­mi i zgjedhjeve u disbalancu­a, kontrolli u dobësua, besimi te procesi u minua. Mbi të gjitha, për shkak të tij, konkurrenc­a u prish dhe votuesit nuk patën mundësi domethënës­e për të zgjedhur midis ofertave politike”, tha Zguri. Më tej, teksa nënvizoi se në procesin e zgjedhjeve lokale komisioner­ët e përzgjedhu­r nuk arritën të jepnin kontributi­n e tyre, për shkak të mospranimi­t, Zguri theksoi se ky handikap solli edhe një test pozitiv, i cili ishte departizim­i i komisioner­ëve. Zguri sqaroi se pasi nuk u pranuan anëtarët e propozuar nga PD dhe LSI për komisioner­ë të QZ- ve dhe KZAZ- ve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i zëvendësoi ata me kandidatë nga shoqëria civile. “Zgjidhja që ofruam, ishte zgjidhje emergjence. Por ajo funksionoi. Administri­mi i zgjedhjeve nuk u bllokua dhe përgjithës­isht rrodhi në mënyrë të qetë e të rregullt. Ka vlerë të evidentohe­t ky fakt, sepse, ndonëse nga halli, zgjidhja shënon sot embrionin e një administra­te jo politike, e cila përzgjidhe­t mbi kritere të shëndosha dhe me procedura neutrale”, tha Zguri.

FINANCIMI

Veprimtari­a e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u përgëzua nga Komisioni i ligjeve përveç një detaji që relatori i raportit Bashkim Fino e evidentoi. Fino i kërkoi llogari Zgurit se përse në qershor i kishte shpërndarë para për

PD- në dhe LSI- në për zgjedhjet, në një kohë që ato nuk u regjistrua­n në zgjedhjet lokale. Fino iu referua një vendimi të muajit qershor të 2019- ës të marrë nga KQZ- ja. Por ky konstatim u rrëzua nga kryetari i KQZ- së, Klement Zguri, i cili u shpreh se dy partive të opozitës nuk iu shpërndanë para për zgjedhjeve, por vetëm fondin që alokohet çdo vit, duke llogaritur rezultatin e zgjedhjeve të fundit vendore. Sakaq, Komisioni i Ligjeve do t’i kërkojë Parlamenti­t që KQZ- ja të plotësojë disa detyra: Hartimi i një kodi etike. Të miratojë program pune të posaçëm për vitin në vazhdim, duke qenë se viti në vazhdim nuk është vit zgjedhor dhe duhet t’i shërbejë institucio­nit dhe administra­tës. Po ashtu, Parlamenti do t’i lërë detyrë KQZsë, që të përmbyllë bazën me të dhënat për shtetasit që në vite kanë qenë pjesë e administra­tës zgjedhore, si dhe të zbatojë në praktikë rregullat e miratuara të kontrollit dhe verifikimi­t të shpenzimev­e të financimev­e të partive politike dhe fushatave elektorale.

 ??  ?? Kryetari i KQZ, dje në Komisionin e Ligjeve
Kryetari i KQZ, dje në Komisionin e Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania