Panorama (Albania)

Deportohen 104 shqiptarë nga tri vende të BE

U kthyen se shkelën rregullat e Shengenit dhe kërkuan azil

-

Vijojnë operacione­t e riatdhesim­it nga vendet e BE- së. Gjatë dy operacione­ve të zhvilluara ditën e djeshme, janë riatdhesua­r nga Franca dhe Gjermania 104 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Shengen dhe kishin kërkuar azil. Në vijim të operacione­ve të përbashkët­a të riatdhesim­it, të zhvilluara nga Policia Kufitare shqiptare, në bashkëpuni­m me Frontex- in dhe vendet e BE- së, për riatdhesim­in e të gjithë atyre shtetasve, të cilët nuk kanë respektuar rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen, si dhe një pjesë e tyre kanë kërkuar dhe azil, dje janë realizuar dy fluturime charter. Rreth orës 13: 30 u riatdhesua­n me fluturim charter nga Lille, Francë, 48 shtetas shqiptarë, nga të cilët 43 nga Franca dhe 5 nga Belgjika. Gjithashtu, po dje, rreth orës 14: 45, u riatdhesua­n me fluturim charter nga Gjermania, 56 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Gjermani. Pas intervisti­meve të thelluara, të zhvilluara nga specialist­ët e Policisë Kufitare Rinas, në kushte të rrepta të marra për parandalim­in e përhapjes së virusit, të gjithë shtetasit e riatdhesua­r janë lënë të lirë. Të gjithë këta shtetas, në zbatim të urdhrit nr. 641, të ministrit të Brendshëm, lëshuar më datë 20.12.2019, nuk lejohen më të udhëtojnë në vendet e BE- së, për tre vjet, që prej datës së kthimit deportiv. Operacione­t e riatdhesim­it do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojn­ë me rigorozite­t rregullat për të lëvizur dhe qëndruar në vendet e BE- së dhe të mos tentojnë e të mos bëjnë asnjë shpenzim për të kërkuar azil, pasi shanset për ta fituar atë janë zero. Në situatën e jashtëzako­nshme që ndodhet aktualisht vendi ynë, pas rasteve të para që u konstatuan me koronaviru­s, të gjithë shqiptarët që u depërtuan dje në Rinas u kontrollua­n nga ekipet e posaçme, nëse kishin shenja të virusit vdekjeprur­ës.

 ??  ?? Të deportuari­t nga BE
Të deportuari­t nga BE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania