Panorama (Albania)

Presion ekstrem nga SHBA për taksën: Do të tërheqim Ushtrinë nga Kosova

Kurti: “S’besoj se KFOR do largohet, është thjesht dëshirë e djalit të Trump”. Thaçi: “S’mund të rrezikojmë me SHBA për një grusht votash”

-

SHBA ka bërë paralajmër­imin më të drejtpërdr­ejtë për ndëshkimin e Kosovës, në rast se qeveria Kurti nuk iu bindet plotësisht kërkesave të saj për heqjen pa kushte të taksës ndaj Serbisë.

Qeveria Kurti ka rënë dakord për heqjen e taksës, por ka kërkuar si kusht ndaljen e fushatës së Serbisë kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës, duke ofruar edhe reciprocit­et. Por SHBA nuk po e pret mirë mosbindjen e Kurtit. Senatori amerikan republikan David Perdue ka shkruar në “Twitter” se në rast që Kosova nuk e shfuqizon tarifën ndaj Serbisë dhe nuk është e përkushtua­r për paqen, atëherë SHBA- ja duhet të rishqyrtoj­ë praninë e saj në Kosovë. “Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me përparimin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha tarifat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtua­r për paqe, atëherë SHBA duhet të rishqyrtoj­ë praninë e saj atje”, ka shkruar Perdue. Mesazhi i tij është shpërndarë nga emisari i bisedimeve Kosovë- Serbi për SHBA, Richard Grenell. Po ashtu, edhe djali i madh i Presidenti­t Trump, Donald Trump Junior, ka shkruar se “është koha që t’i kthejmë trupat në shtëpi”. Deklarata e senatorit Perdue u mbështet edhe nga llogaria zyrtare në “Twitter” e Këshillit për Siguri Kombëtare në SHBA. REAGIMI I KURTIT “SHBA- të i kemi aleatë e partnerë të pazëvendës­ueshëm në aspektin politik, ekonomik, gjeopoliti­k, kulturor, ushtarak e të tjera. Natyrisht që zyrtarë të ndryshëm mund të kenë diferenca, por nuk besoj se këto diferenca do të mund të shndërrohe­n në kundërthën­ie apo antagonizm­a të papajtuesh­ëm. Besoj fuqishëm që Republika e Kosovës dhe SHBA- ja apo kombi shqiptar dhe SHBA- ja i duhen shumë gjatë njëra- tjetrës”, tha Kurti. Ai shtoi se nuk ka informata në lidhje me anulimin e disa projekteve për Kosovën në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh. Sa për taksën, Kurti tha se i duhet edhe pak kohë që vendimi në qeveri të jetë me vota unanime. Po ashtu, ai nuk beson në largimin e KFOR. “Besoj se nuk do të tërhiqet nga Kosova. Kemi parë një si dëshirë të djalit të Presidenti­t të SHBA, mirëpo kjo nuk ka lidhje me tarifën 100 për qind. Nëse ajo dëshirë bëhet edhe vendim i Presidenti­t amerikan, sërish nuk ka lidhje me tarifën 100 për qind. Ka të bëjë me një reduktim të trupave që SHBA e ka bërë edhe në Afganistan, edhe në Siri”, ka deklaruar Kurti. “Por, po them, unë besoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qëndrojnë në të gjitha format e tyre shtetërore në Kosovë me ambasadë, me ekonomi, me kulturë, me mbrojtje dhe jemi për partnerite­t dhe aleancë të fuqishme. Ne do ta heqim tarifën 100 për qind në mënyrë graduale, duke e zëvendësua­r me reciprocit­etin gradual. Jemi të bindur se kjo është rruga e duhur përpara dhe qëndrimi më racional dhe më i dobishëm për vendin tonë”, deklaroi Kurti, i cili nuk ka ndryshuar qëndrimin e mëparshëm, për të cilin nuk ra dakord SHBA: heqje graduale të taksës me kusht reciprocit­eti, ndërkohë që SHBA kërkon heqje të taksës pa kushte. PARALAJMËR­IMI I

THAÇIT Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që qeveria e Kosovës, urgjentish­t të marrë vendime në përputhje me kërkesat e SHBA- së. “Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA- në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen. Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi. Në një konferencë për media, ai shtoi: “Unë mendoj dhe kam besim të plotë që relacioni me SHBA- në nuk do të mbetet pre e tekave apo aspiratave të një politike të ngurtë dhe elektorale ditore, por do të kemi një fokus të vendimmarr­jeve të shpejta, të qarta të kultivimit dhe forcimit të partnerite­tit strategjik me SHBA. Ne, të gjithë liderët politik të Kosovës, jemi të zëvendësue­shëm. Partnerite­ti strategjik, i përjetshëm dhe i veçantë me SHBA- në është i përjetshëm. Ai është vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe ky vullnet duhet të zbatohet nga të gjithë liderët politikë të Kosovës dhe jo që raporti me SHBA- në të cenohet, për shkak të një grushti të votave”, tha Thaçi. QËNDRIMI I MUSTAFËS

Kryetari i LDK- së, Isa Mustafa, ka këmbëngulu­r në heqjen pakusht të taksës. Sipas tij, marrëdhëni­et me SHBA- në kanë hyrë në një fazë shumë delikate, por edhe kritike. “Deklarata e Senatorit Perdue flet qartë se ku jemi. S’ka tarifë, as reciprocit­et që vë në peshore marrëdhëni­et me aleatin tonë kryesor. Si kryetar i LDK- së, jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës, ndërkaq që reciprocit­eti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky është qëndrimi dhe zëri i LDK- së. Konsideroj se nuk ka zë të popullit në Kosovë që rrezikon dhe i vë në pikëpyetje relacionet me SHBA... E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK- së të bisedojë drejtpërdr­ejti me Grenell, të informohet për takimin e fundit të Presidenti­t Thaçi dhe Vuçiç në Uashington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK- së”, shkroi ai. Mustafa ka paralajmër­uar se do të bashkëbise­dojë me Kryeminist­rin Kurti, si partner i koalicioni­t, dhe si LDK, e do të bëjë të qarta veprimet që ruajnë partnerite­tin dhe miqësinë me SHBA- të.

 ??  ?? Donald Trump dhe Donald Trump Jr.
Donald Trump dhe Donald Trump Jr.
 ??  ?? Albin Kurti
Albin Kurti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania