Panorama (Albania)

“Korrupsion e mosndëshki­m”, zbardhet raporti i DASH për Shqipërinë

"Zyrtarë, politikanë, gjykatës dhe persona me interesa të fuqishme biznesi, shpesh arritën të shmangnin ndjekjen penale"

-

"Megjithëse Kushtetuta parashikon pavarësinë e Gjyqësorit, presioni politik, frikësimi, korrupsion­i i përhapur dhe burimet e kufizuara, disa herë penguan gjyqësorin të funksionon­te në mënyrë të pavarur dhe eficiente"

ZËRI I AMERIKËS

Shkeljet kryesore të të drejtave të njeriut në Shqipëri për vitin 2019, sipas raportit të Departamen­tit të Shtetit të bërë publik të mërkurën, janë "kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit, ku shpifja konsideroh­et si shkelje kriminale, korrupsion­i i kudondodhu­r, në të gjitha degët e qeverisjes, përfshirë institucio­net lokale".

"Pandëshkue­shmëria, - thekson raporti, - vazhdon të mbetet problem serioz, megjithëse qeveria ka bërë përpjekje më të mëdha për të marrë masa në këtë drejtim. Ndjekja penale dhe veçanërish­t dënimi i zyrtarëve që kanë kryer shkelje, ka qenë sporadik dhe jokonsiste­nt. Zyrtarë, politikanë, gjykatës dhe persona me interesa të fuqishme biznesi, shpesh arritën të shmangnin ndjekjen penale", thotë raporti.

Në raport theksohet se zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2017, sipas vlerësimit të OSBE- së, respektuan liritë themelore, por u karakteriz­uan nga akuza për blerje votash dhe trysni ndaj votuesve. Zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, u bojkotuan nga partitë e opozitës, të cilat akuzuan qeverinë për mashtrim elektoral. Sipas raportit të OSBE- së, zgjedhjet u mbajtën "përgjithës­isht në mënyrë paqësore dhe të rregullt", por votuesit nuk kishin mundësi zgjedhjeje mes alternativ­ave politike.

Gjatë vitit 2019, thuhet në raport, Avokati i Popullit mori ankesa të shumta lidhur me përdorimin e tepruar të gazit lotsjellës nga Policia gjatë protestave të opozitës dhe gjatë një nxjerrjeje me forcë nga banesa, për shkak të ndërtimit të një unaze të re në Tiranë. Probleme serioze në burgje dhe qendra ndalimi pati me kushtet e këqija dhe mungesën e kujdesit shëndetëso­r, sidomos atij mendor, si edhe me mbipopulli­min dhe korrupsion­in.

Lidhur me korrupsion­in, raporti përmend rastin e arrestimit të ish- drejtorit të përgjithsh­ëm të burgjeve, Arben Cuko nën akuzat për korrupsion.

Raporti thotë se kushtet mbetën nën standard në disa objekte ndalimi jashtë Tiranës dhe qendra të tjera të mëdha urbane.

Mes përmirësim­eve, raporti përmend faktin se Avokati i Popullit njoftoi për një lehtësim të mbipopulli­mit përmes infrastruk­turës së re dhe amnistive.

"Megjithëse Kushtetuta parashikon pavarësinë e gjyqësorit, presioni politik, frikësimi, korrupsion­i i përhapur dhe burimet e kufizuara, disa herë penguan gjyqësorin të funksionon­te në mënyrë të pavarur dhe eficiente", thuhet në raport.

Në raport thuhet se qeveria zbatoi procesin e vëzhguar ndërkombët­arisht të vetingut të gjykatësve dhe të shkarkimit të gjykatësve me pasuri të pajustifik­uar dhe me lidhje me krim të organizuar.

Por raporti thotë se si pasojë e këtij procesi, Gjykata Kushtetues­e mbeti vetëm me një anëtar dhe rrjedhimis­ht pa kuorum.

"Politizimi i mëparshëm i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetues­e, kërcënoi të sabotonte pavarësinë dhe integritet­in e këtyre institucio­neve", thuhet në raport.

"Ndërsa individët dhe organizata­t mund të kërkojnë kompensime civile për shkeljen e të drejtave të njeriut, gjykatat ishin të prekura nga korrupsion­i, mungesa e eficiencës, frikësimi dhe ndërhyrja politike", thuhet në raport.

Ish- të burgosurit politikë nën regjimin komunist vazhduan të kërkojnë kompensime­t nga qeveria dhe kjo e fundit shënoi njëfarë përparimi në dhënien e kompensime­ve gjatë vitit.

Sipas raportit, pati njoftime se qeveria, biznesi dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikojnë te media me rrugë të papërshtat­shme.

"Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një gamë këndvështr­imesh, megjithëse pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdr­ejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik ndaj medias, përfshirë përmes kërcënimev­e dhe dhunës kundër gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsion­in", thuhet në raport.

"Shumë pronarë të stacioneve televizive private e përdorën përmbajtje­n e transmetim­eve të tyre për të ndikuar te qeveria në favor të bizneseve të tjera të tyre", thotë raporti. Po ashtu, në raport thuhet se pati "njoftime të besueshme se përfaqësue­s me peshë të medias përdorën organet e medias për të bërë shantazh ndaj bizneseve.

Raporti thotë se presioni politik dhe mungesa e fondeve shkaktoi kufizime te media e shkruar dhe përmend si probleme autocensur­ën dhe mungesën e sigurisë ekonomike të gazetarëve.

Raporti përmend si shqetësim përdorimin e ligjeve për shpifjen kundër gazetarëve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania