Panorama (Albania)

Dy muaj i zhdukur, gruaja e Jan Prengës: Ishte i shqetësuar

"S’kishte probleme me askënd, s'e di arsyen e shqetësimi­t të tij"

-

Dy muaj pas pengmarrje­s e më pas zhdukjes së Jan Prengës, zbardhet dëshmia që ka dhënë para grupit hetimor bashkëshor­tja e tij, e cila ka treguar se në bisedat e fundit që ka pasur me të, ai ka shfaqur shenja shqetësimi.

Madje, ajo ka treguar se bashkëshor­ti kishte edhe pagjumësi kohët e fundit. Ishte mesi i ditës, në datën 17 janar, kur Jan Prenga u rrëmbye në Kamzë, duke u futur me forcë në një fuoristrad­ë "Range Rover", ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende dhe Policia beson se ai ka humbur jetën po ditën që u zhduk, pas dhunimit që i është bërë. Kur po mbushen dy muaj nga dita e rrëmbimit të tij, zbardhet dëshmia që ka dhënë para hetuesve gruaja e 49- vjeçarit Prenga. Në dëshminë që ka siguruar gazeta "Panorama", Marie Prenga, gruaja e Jan Prengës, ka treguar se te bashkëshor­ti i saj, ditët e fundit, përpara se të rrëmbehej, ka parë shqetësim, por arsyet ajo nuk ka mundur t'i shpjegojë. "Me Janin jam e martuar prej 27 vitesh dhe kemi 3 fëmijë. Më 17 janar, rreth orës 07: 30, dolëm me Janin dhe pimë një kafe ne lagje dhe u kthyem në shtëpi. Ai qëndroi disa kohë dhe doli duke më thënë se kishte punë te toka në bashki dhe në bankë. Në orën 10: 30, fola sërish me të dhe më tha se sapo të mbaronte pune në bashki, do të kthehej në shtëpi. Pas këtij momenti nuk kam komunikuar më me të. Dua të shtoj se Jani nuk kishte probleme më askënd dhe nuk kishte as borxhe, vetëm një kredi që e paguante rregullish­t. Jani nuk kishte problem me alkoolin dhe nuk përdorte lëndë narkotike. Vëllezërit e tij jetojnë në Angli dhe për Krishtlind­je na vizitoi njëri prej tyre. Dy ditët e fundit, ai ishte shumë i shqetësuar, kishte pagjumësi, por për këto shqetësime nuk më tha asgjë", ka deklaruar Marie Prenga para grupit hetimor. Ndërsa prindërit e Jan Prengës kanë dëshmuar se djalin e tyre e takuan një ditë para se të rrëmbehej, pasi shkuan për drekë në shtëpinë e tij. Ata thonë se i biri nuk kishte asnjë shqetësim dhe se njërin nga djemtë e kanë të arrestuar në Angli për çështje droge. Dy muaj nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Tiranë, Policia ende vazhdon të ketë në kërkim disa persona si organizato­rë të rrëmbimit dhe zhdukjes së tij. Mes të kërkuarve është edhe Altin Hajri, të cilit OFL i sekuestroi pasurinë, për të cilën mori vendim edhe Gjykata e Posaçme, pas kërkesës që depozitoi SPAK.

 ??  ?? Jan Prenga
Jan Prenga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania