Panorama (Albania)

Meta dekreton tre gjyqtarët e lartë, SHBA: Mirëpresim emërimet

Ambasadorj­a e SHBA: Mirëpresim emërimet nga Presidenti

- Sokol Sadushi Ilir Panda Ervin Pupe

BLEONA METUSHI Institucio­ni i Presidenti­t njoftoi dje se pas shqyrtimit të kandidatur­ave për tri vende në Gjykatën e Lartë, vendosi të dekretojë Sokol Sadushin, Ervin Pupen dhe Ilir Pandën si gjyqtarë.

Në këtë mënyrë, numri i gjyqtarëve në këtë Gjykatë shkon në 4, së bashku me Ardian Dvoranin. Duke iu referuar njoftimit të Presidencë­s, dekretimi është kryer pas marrjes së informacio­nit shtesë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në lidhje me kandidatët. "Pasi siguroi një informacio­n shtesë prej Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi këto propozime, sot, në datë 11.03.2020, brenda afatit që përcakton neni 136 i Kushtetutë­s, Presidenti i Republikës ka vendosur; Dekretimin për emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatur­ave të propozuara të: Zotit Sokol Sadushaj; Zotit Ervin Pupe dhe Zotit Ilir Panda. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsiderua­r se fillimi nga funksionim­i i Gjykatës së Lartë është një element kyç për respektimi­n e të drejtave kushtetues­e të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm", njoftoi dje Presidenca.

AMBASADA E SHBA

Pak orë pas dekretimit të 3 anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetues­e, reagoi edhe ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila shkruante në "Twitter" që mirëpriste emërimin dhe se tashmë duhet të mbështetes­hin gjyqtarët "që të shërbejnë drejtësi". "Ne e mirëpresim emërimin e tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë nga Presidenti Ilir Meta, ky është një hap i rëndësishë­m dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund. Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë", shkruante ambasadorj­a amerikane, Yuri Kim.

NISJA E PUNËS DHE KANDIDATËT

Duke iu referuar parashikim­eve ligjore, 3 kandidatët e rinj do të fillojnë punë pas 15 ditësh. Sokol Sadushaj aktualisht është drejtor i Shkollës së Magjistrat­urës dhe kërkon që të jetë pjesë e Gjykatës së Lartë në fushën e së drejtës administra­tive. Sadushi e ka nisur detyrën si prokuror në vitin 1986 në Prokurorin­ë e Vlorës, ndërsa ndër vite ka punuar si pedagog dhe ka qenë pjesë e Gjykatës Kushtetues­e. Ilir Panda ka përfunduar studimet në vitin 1986 dhe gjatë viteve ka qenë pedagog, avokat, specialist në institucio­net e drejtësisë si dhe ministër i Drejtësisë. Ervin Pupe është kandidati i tretë, i cili është pedagog në Universite­tin e Tiranës për të drejtën civile. Gjykata e Lartë, duhet të ketë 19 anëtarë, të emëruar në detyrë me dekret të Presidenti­t të Republikës dhe propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Disa ditë më parë, KLGJ nisi procedurat për përzgjedhj­en e kandidatit të katërt për këtë Gjykatë, e cila ka një ngarkesë prej më shumë se 35 mijë dosjesh në pritje të shqyrtimit.

 ??  ??
 ??  ?? KOMISIONI I VENECIAS DUKE DALE NGA KUVENDI
KOMISIONI I VENECIAS DUKE DALE NGA KUVENDI
 ??  ?? Ambasadorj­a Yuri Kim dhe Presidenti Ilir Meta
Ambasadorj­a Yuri Kim dhe Presidenti Ilir Meta
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania