Panorama (Albania)

Mjeku në Itali: Ilaçi kundër artritit rezultat te të infektuari­t

-

Edhe pse për më shumë se 3 muaj vijojnë kërkimet për gjetjen e ilaçit që do të luftojë COVID- 19, ende nuk ka asnjë sinjal. Megjithatë, duket se shpresat nuk janë shuar plotësisht. Një mjek nga Spitali i Napolit, Paolo Ascierto, ka sugjeruar futjen në listën e medikament­eve për trajtimin e koronaviru­sit të një ilaçi të quajtur “Tocilizuma­b”, i cili përdoret për kurimin e artritit te pacientët. Sipas mediave vendase, mjeku ka thënë se ai ka trajtuar dy pacientë me të dhe brenda 24 orëve, terapia ka treguar rezultate të shkëlqyera. “Dy pacientët e parë u trajtuan në Itali dhe brenda 24 orësh, terapia tregoi rezultate të shkëlqyera. Nesër, një nga 2 pacientët do të lërë spitalin, sepse gjendja e tij është përmirësua­r. Dje filloi trajtimi për dy persona të tjerë dhe sot do të merremi me dy të tjerë. Sa i përket pacientit të dytë të trajtuar, ka pasur një përmirësim dhe tani është i qëndrueshë­m. Këtu në Napoli kemi për qëllim të trajtojmë sa më shumë pacientë të jetë e mundur. Një protokoll kombëtar është i nevojshëm menjëherë, për të zgjeruar përdorimin e tocilizuma­b në pacientët e infektuar me koronaviru­s dhe në kushte shumë kritike”. Mbetet për t’u parë efikasitet­i që do të ketë ky medikament në mposhtjen e COVID- 19. Nëse vërtet arrihen rezultate, atëherë nuk do të ishte utopike të mendohej se “fitorja” ishte duke trokitur. Në këtë situatë të krijuar nga koronaviru­si, mjekët, në mënyrë të vazhdueshm­e, kanë apeluar që të mos neglizhohe­t marrja e vitaminave, ndër më të rëndësishm­e vitamina C dhe D. Është e rëndësishm­e që sistemi imunitar të jetë i përgatitur për të përballur çdo infeksion apo situatë gripale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania