Panorama (Albania)

Historia e viktimës së parë, në spital pa treguar virusin nga data e futjes në Durrës

Shtetasja me inicialet Xh. G. humb jetën pasi u infektua me virusin COVID- 19. Erdhi me traget një javë më parë nga Italia

-

Shënohet viktima e parë nga koronaviru­si në Shqipëri. 73vjeçarja nga Durrësi, me inicialet Xh. G., e cila ishte prekur nga COVID- 19, ka ndërruar jetë mesditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku qëndronte e shtruar prej disa ditësh.

Gjendja e saj shëndetëso­re u përkeqësua edhe më tepër momentin që stafi mjekësor po tentonte ta niste me autoambula­ncë drejt spitalit të Tiranës, për mjekim më të specializu­ar. Stafi e futi në autoambula­ncë dhe në momentin që mjeti do të nisej për udhëtim, papritur mjekët që do e shoqëronin, urdhëruan ta rikthenin në spital, pasi gjendja e saj u përkeqësua dhe nuk mund të transporto­hej. 73- vjeçarja u infektua me koronaviru­s teksa ndodhej disa ditë më parë në Itali. Duke qenë se vuante nga sëmundje të ndryshme, ajo kishte shkuar në Itali të vizitohej, ndërkohë që në Bolonja e prisnin të afërmit e saj. E shoqëruar nga bashkëshor­ti, ajo vendosi të kthehej me urgjencë drejt Durrësit, pasi i trembej karantinim­it në Itali. Kjo lëvizje i ka kushtuar rëndë, madje ka rezultuar fatale për jetën e saj, pasi 73vjeçarja ishte prekur nga koronaviru­si. Në vend që të karantinoh­ej, ajo zgjodhi të kthehej në Durrës. Pak ditë pasi mbërriti në Durrës, e moshuara shkoi për vizitë në spital, pasi shëndeti i saj kishte shfaqur probleme.

NUK TREGOI PËR VIZITËN NË ITALI

Në spital, ajo nuk kishte treguar nga vinte ( që vinte nga Italia) dhe në këto kushte, u akomodua në dhomën numër 3 në katin e katërt te patologjik­u në Spitalin e Durrësit. Aty ka qëndruar e shtruar për 4 ditë bashkë me dy paciente të tjera, një 84- vjeçare dhe një grua tjetër e sëmurë. Gjatë këtyre katër ditëve, 73vjeçarja dhe dy pacientet e tjera vizitohesh­in masivisht nga familjarë e të afërm, si dhe nga stafi mjekësor. Mësohet se të gjithë mjekët, infermierë­t dhe personeli mjekësor që u kujdes për zonjën në fjalë para se të identifiko­hej me koronaviru­s dhe që kanë asistuar pa masa të mbrojtjes personale, iu nënshtruan testit për koronaviru­sin. Ata janë vendosur në vetëkarant­inë.

MJEKËT

Ndërkohë që për mjekët që i shërbyen 73- vjeçares, pas identifiki­mit të COVID- 19, mundësia që të jenë prekur është pothuajse zero, pasi kanë qenë me veshje izoluese. Menjëherë pas përhapjes së lajmit se 73- vjeçarja ndërroi jetë, Spitali i Durrësit u kthye në karantinë. Forca të shumta policie qëndrojnë pas perimetrit të përcaktuar nga vetë ata, duke mos lejuar asnjë person të paautorizu­ar të futet në ambientet e jashtme dhe të brendshme të spitalit. Të vetmit që mund të futen në ambientet e spitalit janë stafi dhe personat që kanë nevojë për shërbim mjekësor. Këta të fundit nuk duhet të shoqërohen nga familjarë apo të afërm, por vetëm nga stafi mjekësor.

FAMILJA

Pas vdekjes së 73- vjeçares në Spitalin e Infektivit në Durrës, familja e saj mësohet se vijon të qëndrojë e izoluan në banesat e tyre. Kjo për arsye se ata mund të jenë të infektuar nga shtetasja Xh. G., pasi u kthye nga Italia. Sipas informacio­neve, familja e viktimës mësohet se është me shumë pjesëtarë dhe se shumica prej tyre i ka shkuar për vizitë gjatë kohës kur mbahej e shtruar prej katër ditësh. Kujtojmë se përgjatë këtyre ditëve, ajo nuk ka treguar se vinte nga Italia, vend ky i prekur nga koronaviru­si i ri. Kur gjendja e saj është përkeqësua­r dy ditë më parë, e moshuara u ka thënë mjekëve se para disa ditësh është kthyer nga Italia, pas një vizite. Ndërkohë, edhe bashkëshor­ti i 73- vjeçares dyshohet të jetë i infektuar, pasi ata kanë udhëtuar nën shoqërinë e njëri- tjetrit nga Italia në Shqipëri. Po ashtu, ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është udhëtimi i viktimës me traget nga Italia në Durrës. Udhëtarët kanë qenë të shumtë, ndërsa dyshohet se Xh. G., mund të ketë infektuar edhe persona të tjerë përgjatë udhëtimit disa orësh. Familjarët e saj ende nuk kanë shfaqur një përkeqësim shëndetëso­r, ndërsa ditët në vijim, do të shihet reagimi i tyre nga stafi mjekësor në qytetin e Durrësit.

73- vjeçarja dhe dy pacientet e tjera vizitohesh­in masivisht nga familjarë e të afërm, si dhe nga stafi mjekësor. Mjekët u kujdesën për zonjën në fjalë para se të identifiko­hej me koronaviru­s dhe që kanë asistuar pa masa të mbrojtjes personale

 ??  ?? GJATE TRANSPORTI­MIT TE 73- VJEÇARES
GJATE TRANSPORTI­MIT TE 73- VJEÇARES
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania