Panorama (Albania)

Zv/ ministrja: 73- vjeçarja vdiq, pasi vuante nga disa sëmundje

- Mira Rakaçolli

Ministria e Shëndetësi­së bëri një deklaratë për mediat, pak orë pas vdekjes së të moshuarës nga Durrësi, për shkak të koronaviru­sit. Zëvendësmi­nistrja u shpreh se ajo vuante nga disa sëmundje. Sipas Mira Rakaçollit, e moshuara ishte një nga personat që kanë risk për vdekje nëse preken nga koronaviru­si. Ajo u bëri apel qytetarëve për të kufizuar lëvizjet, me qëllim shmangien e infektimit nga koronaviru­si. "Nuk mundi të mbijetojë si pasojë e komplikaci­oneve prej të cilave vuante prej vitesh. Ishte një e sëmurë që vuante nga insuficien­ca kardiake e rëndë, kishte çrregullim­e të ritmit të zemrës, kishte sëmundje kronike të mushkërive, kishte tiroide dhe kishte kryer para disa vitesh by- pass kardiak. Ishte në grup të atyre personave që kur preken nga koronaviru­si, kanë risk. Pavarësish­t përpjekjev­e maksimale që janë bërë nga ana e mjekëve të Spitalit të Durrësit, pacientja nuk mbijetoi. Deri më sot, ajo është trajtuar nën kujdesin intensiv në Durrës. Sot është kërkuar transferim­i i saj në QSUT, në çastin që po merreshin masat për transporti­n e saj, gjendja ka agravuar. Siç ju kemi informuar deri më sot, ky virus prek moshat e mëdha dhe kryesisht ato mosha që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike. U bëjë thirrje qytetarëve të jenë bashkëpunu­es me stafet tona mjekësore. Kushdo që ka histori udhëtimi të vetëkarant­inohet. Të kufizojnë lëvizjet sa më shumë të mundin. Kemi nevojë për bashkëpuni­min e qytetarëve për të luftuar koronaviru­sin", është shprehur zëvendësmi­nistrja. Kujtojmë që 73- vjeçarja kishte shkuar në Itali për të marrë një mjekim sa më cilësor për sëmundjet që ajo vuante prej vitesh. Por, duke parë situatën në këtë shtet, ajo ka zgjedhur të kthehet për të marrë mjekim në Durrës, pa e ditur se ishte infektuar me koronaviru­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania