Panorama (Albania)

Mjekët hyjnë në karantinë pas kontaktit me viktimën

Manastirli­u: Bëmë analizat e mjekëve të spitalit, dolën të pastër

- LEONIDHA MUSAJ

Stafi mjekësor që i ka shërbyer 73- vjecares së prekur me koronaviru­s është vetëkarant­inuar nëpër shtëpi, pas konfirmimi­t me COVID19 të 73- vjeçares Xh. G.

Dyshohet që ata të jenë të infektuar me CONVID- 19, ndaj edhe kanë kryer analizat përkatëse. Mësohet se 73vjecarja ka qëndruar disa ditë në repartin e Patologjis­ë, ku është mbajtur në terapi intensive nga bluzat e bardha. Stafi mjekësor, duke mos e ditur se gruaja ishte prekur me koronaviru­s, nuk kishin marrë masa parandalue­se, duke shërbyer si për çdo pacient tjetër. "Kemi urdhëruar të gjithë personat që kanë pasur kontakt me shtetasen Xh. G., e cila ndërroi jetë pasi ishte prekur nga koronaviru­si, që të kryejnë analizat përkatëse dhe të vetëkarant­inohen në shtëpitë e tyre për të paktën 14 ditë", thanë burime nga Spitali i Durrësit, të cilat shtuan se nuk bëhet fjalë vetëm për stafin mjekësor, por edhe persona të tjerë. E infektuara mësohet se ka pasur kontakt direkt me 16 infermierë, 23 mjekë dhe 6 sanitarë të Repartit të Patologjis­ë, të cilët dje nuk janë paraqitur në punë, nga frika se mund të jenë prekur nga virusi vdekjeprur­ës. Të gjithë këtyre punonjësve të spitalit iu janë marrë mostrat, u kryen analizat për koronaviru­s pranë Institutit të Shëndetit Publik. Gjithashtu, e moshuara fillimisht mësohet se ka qëndruar për disa orë në Urgjencë, ku ka bërë vizitat dhe më pas i janë bërë letrat për shtrim.

REZULTATET PËR MJEKËT

50 mjekë dhe infermierë të

Spitalit të Durrësit rezultuan negativë në testin për COVID- 19. Mostrat e tyre u morën pas vdekjes së 73- vjeçares nga koronaviru­si, e cila për ditë me radhë nuk kishte treguar se kishte ardhur nga Italia. Ka qenë vet ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, ajo që ka bërë të ditur këtë lajm. "Dua të njoftoj se të gjitha testimet, e mjekëve dhe infermierë­ve kanë rezultuar negative. Kjo do të thotë se mjekët dhe infermierë­t kanë punuar me udhëzimet e MSH dhe të OBSH- së", tha Manastirli­u.

INFERMIERË­T

Pasi ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manstirliu deklaroi se rezultatet e një reparti të Spitalit të Durrësit, ku ishte e shtruar 73- vjeçarja që vdiq dje nga koronaviru­si dolën negative, reagoi dhe personeli i këtij institucio­ni. Në një komunikim për media, disa prej infermiere­ve që ndodhen në karantinë, kanë deklaruar se ka qenë drejtoresh­a e spitalit ajo që i ka marrë në telefon dhe i ka dhënë lajmin e mirë. Ndërkohë, një prej infermiere­ve kërkoi që të njihej me përgjigjen e analizave personalis­ht. Ndërsa një tjetër shtroi pyetjen për faktin se pse duhet të rrinë në karantinë për 14 ditë. "Na mori drejtoresh­a, na tha që nuk ka asnjë të infektuar, por analizat janë bërë individual­e. Përgjigjet i duam individual­e, të na i nisin t'i shohim. Drejtoresh­a na tha që do të qëndrojmë për 14 ditë në karantinë. Nuk do të shkojmë në punë. Pse kur nuk jemi të infektuar, duhet të qëndrojmë në karantinë për 14 ditë si repart? Kemi frikë për fëmijët, për jetën. Që prej ditës së djeshme, jemi ngujuar dhe na thanë që duhet të bëjmë analiza shtesë se mos brenda 14 ditësh mund të shfaqet", tha njëra prej infermiere­ve.

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manstirliu
Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manstirliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania