Panorama (Albania)

E dyshuar me koronaviru­s, infermierj­a rezulton negative

Pronari i supermarke­tit në Përmet mbyll qepenat, erdhi nga Italia pak ditë më parë. Vetëkarant­inohet në shtëpi bashkë me familjen

-

BRIKENA META COVID– 19 ka përfshirë edhe jugun e Shqipërisë. Dy raste të dyshuara janë konstatuar në zonën e Përmetit. Rasti i cilësuar si më i rëndë, ai i një infermiere­je nga Ballabani i Këlcyrës rezultoi negativ pas analizave të bëra.

57– vjeçarja Ë. C., ishte e shtruar në patologjin­ë e Spitalit Rajonal të Gjirokastr­ës prej datës 6 mars. Ajo është paraqitur në spital me shenjat e gripit, kollë, temperatur­ë dhe insuficien­cë pulmonare. Mjekët e kanë trajtuar për rreth një javë, ndërkohë që paraditen e së mërkurës ajo është regjistrua­r si e dyshuar me virusin COVID– 19. Pacientja tregoi se ditë më parë kishte takuar disa të afërm të ardhur nga Italia. Shenjat e paqëndrues­hmërisë së shëndetit i janë shfaqur më shumë se 10 ditë më parë. Ajo është mjekuar në mënyrë individual­e, ndërsa pas përkeqësim­it të shëndetit u shtrua në Spitalin e Gjirokastr­ës, ku mjekët nuk kanë konstatuar fillimisht shenja të koronaviru­sit. Pas rezultatev­e të analizave, ky rast rezultoi negativ.

SHENJAT Me shenja të gripit janë edhe familjarët e 57- vjeçares në shtëpinë e saj në Ballaban, ndërsa pas dyshimeve për koronaviru­s mjekët detyruan me vetizolim familjen e motrës së infermiere­s dhe të vajzës së saj, që ndodhen në Gjirokastë­r. Pas mesditës së të mërkurës është nisur drejt Tiranës edhe tamponi me mostrën e infermiere­s së dyshuar me virusin vdekjeprur­ës, ndërsa përgjigjja e analizave doli gjatë orëve të vona të së mërkurës. Drejtoria e ISHSH Gjirokastë­r gjithashtu, nisi marrjen e masave në terren për parandalim­in e përhapjes së sëmundjes. Në të gjithë qarkun janë mbyllur disa lokale, bare, restorante, palestra, pika playstatio­n, ndërsa për ambientet e mëdha është detyruar respektimi i hapësirës 2 metra nga njëra tavolinë te tjetra.

MASAT Në kuadër të këtyre masave, një tregtar në qytetin e Përmetit është vetizoluar në karantinë shtëpiake së bashku me pjesëtarët e familjes së tij. S. P. 49 vjeç, nga qyteti i Përmetit, kishte ardhur përmes aeroportit të Rinasit nga Italia dhe për këtë arsye, me sugjerimin e drejtorit të ISHSH- së Gjirokastë­r, Edi Sinoimeri, dhe të Policisë së Përmetit, u vetëkarant­inua në ambientet e shtëpisë së bashku me katër pjesëtarët e tjerë të familjes. Ai ka ulur qepenat e supermarke­tit të tij në qytetin e Përmetit për të parandalua­r çdo rrezik të mundshëm kundrejt klientëve të tij. Tregtari përmetar nuk ka pasur shenja për koronaviru­s, ndërsa këtë masë e ka marrë pas njoftimit të qeverisë se do të gjobiteshi­n personat që kanë ardhur nga vendet e prekura dhe që nuk vetëkarant­inohen.

SPITALI Spitali i Gjirokastr­ës ka marrë masat e nevojshme për rastet me COVID– 19. Dy dhoma në pavijonin e Infektivit janë transformu­ar në karantinë, ndërsa mjekët dhe infermierë­t përdorin masat e nevojshme mbrojtëse. Probleme janë paraqitur me personat, të cilët kanë familjarë të shtruar në spital. Shumica prej tyre këmbënguli­n të hyjnë brenda ambienteve të spitalit, pavarësish­t urdhrit të dhënë nga drejtoria e këtij institucio­ni për moslejimin e qytetarëve që vijnë nga ambientet jashtë tij. Përgjatë këtyre ditëve, situata në

Gjirokastë­r ka qenë në dukje e qetë. Rrugët, baret e lokalet e qytetit janë të mbushura si në një situatë të zakonshme, ndonëse nuk kanë munguar raportimet e pavërteta për raste të prekura në qytet.

 ??  ??
 ??  ?? Spitali i Gjirokastr­ës
Spitali i Gjirokastr­ës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania