Panorama (Albania)

Në Shkodër asnjë i prekur, kërkojnë kontroll në spital

Spitali i Shkodrës dezinfekto­n të gjitha ambientet e brendshme

-

Qytetarët në Shkodër ndihen të frikësuar nga përhapja e koronaviru­sit që ka prekur zyrtarisht edhe Shqipërinë me 15 raste të konfirmuar­a si pozitive deri më tani. Një pjesë e qytetarëve shkodranë, kryesisht ata që kanë ardhur këto kohë nga shtetet jashtë Shqipërisë, kanë shkuar në spital për t’u kontrollua­r në rast se janë të prekur me koronaviru­s. Edhe pse pa asnjë simptomë, numri i tyre që janë kontrollua­r është i lartë. Ndërkohë, nga gjithë këto raste që deri më tani kanë rezultuar negative dhe pjesa më e madhe me gripin normal, vetëm dy analiza janë dërguar mbrëmjen e 10 marsit drejt Tiranës dhe dy raste të tjera pasditen e 11 marsit. Nga përgjigjet e ardhura rezulton se asnjë prej tyre nuk janë të prekur nga koronaviru­si. Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Shkodër kanë nisur që të merren disa masa parandalue­se ndaj COVID- 19. Kështu, Spitali Rajonal i Shkodrës ka nisur dezinfekti­min e të gjitha mjediseve të brendshme. Nëse deri më tani është dezinfektu­ar më shumë vetëm reparti infektiv, tashmë ka nisur dezinfekti­mi i të gjitha mjediseve që do të përmbyllet në 12 mars. Po ashtu, në bashkëpuni­m me ndërmarrje­n e Ujësjellës

Kanalizime­ve do të dezinfekto­hen edhe mjediset e jashtme të Spitalit Rajonal të Shkodrës. Ndërkohë, këto nuk janë të vetmet masa. Bashkia Shkodër, që herët në mëngjesin e 11 marsit, pasi ka dezinfektu­ar godinat e shkollave dhe kopshteve, tashmë ka nisur dezinfekti­min e mjediseve publike, ku ka një densitet të lartë lëvizjeje. Kështu, ka nisur me dy pedonalet në qendër të qytetit për të vazhduar më pas edhe lulishtet kryesore të Shkodrës, ndërkohë që aksioni pritet të zgjerohet edhe në disa prej rrugëve ku qarkullimi është i madh gjatë ditës. Një problem janë autobusët e transporti­t urban, në të cilët edhe pse vetë shoferët shprehen se ka rënë lëvizja e qytetarëve, ende nuk janë dezinfektu­ar dhe ky është një proces që duhet të kryhet me çdo kusht si një urdhër edhe i qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësi­së. S. N

 ??  ?? Spitali i Shkodrës
Spitali i Shkodrës
 ??  ?? Gjatë dezinfekti­mit në spital
Gjatë dezinfekti­mit në spital

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania