Panorama (Albania)

Në qytetin e Lezhës mungojnë maskat

-

Teksa koronaviru­si ka prekur Shqipërinë, mungojnë maskat të cilat shërbejnë për t’u mbrojtur nga virusi. Gjatë ditës së mërkurë, në asnjë prej farmacive të Lezhës nuk mund të gjeje maska, kjo për faktin se prej ditësh ka pasur dyndje qytetarësh për të siguruar këtë mjet mbrojtës. “Kemi pasur, por ka dy ditë që kanë mbaruar. Që prej momentit kur koronaviru­si u shfaq në Itali, ka pasur kërkesa të shumta për maska. Ndaj dhe të gjitha rezervat që kemi pasur, na kanë mbaruar. është e vështirë të gjejmë se nuk ka këtu në Shqipëri. Qytetarët po i kërkojnë shumë, pasi është një mjet mbrojtës, por shpresojmë që kjo situatë të mos zgjasë shumë”, thotë një farmaciste. Qytetarët shprehen të shqetësuar për mungesën e maskave, pasi e konsideroj­në një mjet mbrojtës kundër koronaviru­sit. “Kam kërkuar në të gjithë farmacitë e Lezhës gjatë gjithë ditës dhe nuk gjeta maska”, thotë një qytetar. E. H

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania