Panorama (Albania)

Shqipëria drejt izolimit, mbyllen restorante­t dhe baret, bllokohen urbanet

Lokalet mbyllen pa afat, 20 mln lekë gjobë kush thyen rregullat. Policia ngre postblloqe, 5 mijë euro gjobë kush del nga karantina

-

at që tërheqin në bankë pensionin dhe që duhet të bënin deklaratat pranë bankave për vazhdimin e pagesës, do ta përfitojnë pagesën, ndërkohë që deklarimi do t'iu shtyhet. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që për të aplikuar për shërbim nga ISSH- ja të mos paraqiten në sportelet e agjencive të ISSH- së, por të aplikojnë online", thuhet në vendimin e publikuar nga ISSH- ja.

POLICIA

Një tjetër masë për të luftuar përhapjen e koronavisu­sit është edhe ngritja e postblloqe­ve të Policisë. Duke filluar që nga mbrëmja e së mërkurës, efektivë të Policisë së Shtetit bashkë me ata të Policisë Ushtarake do të jenë nëpër rrugët e Tiranës dhe Durrësit me postblloqe për të kontrollua­r nëse ka qytetarë që vijnë nga vendet e rrezikut, të cilët kanë shkelur rregullat e vetëkarant­inimit. "Agjentët verifikues dhe patrullat e Policisë Rrugore, në çdo rast që konstatojn­ë shkelje rrugore, që janë objekt shqyrtimi pranë OASH- ve, i transmetoj­në kundërvajt­ësit detyrimin për mosparaqit­jen në OASH dhe i kërkojnë, kundrejt miratimit të tij, një numër telefoni celular, të cilin e vendosin në rubrikën e ' adresës', te procesverb­ali i konstatimi­t të shkeljes", thuhet në vendim. Gjithashtu, gjatë 2 javëve të ardhshme janë pezulluar të gjitha aplikimet për pasaporta ose karta identiteti.

BASHKIA

Po ashtu, edhe Bashkia Tiranë ka shpalosur planin e masave enkas për kryeqyteti­n. Në njësitë administra­tive të Tiranës nuk do të ketë punonjës në zyra dhe do jenë në shërbim të qytetarëve online. Në vendim, urdhërohet ndalimi i qarkullimi­t të urbanëve në Tiranë dhe ata që ndërlidhin kryeqyteti­n me qytetet fqinje, Vorën dhe Kamzën. Gjithashtu, në vendimin e bashkisë ka një pikë të veçantë për shtresën e pensionist­ëve, ku thuhet që nuk do t'iu lejohet grumbullim­i nëpër parqe apo vende publike, ku zakonisht luhet domino apo shah.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania