Panorama (Albania)

MASAT E REJA

-

MINISTRIA E SHËNDETËSI­SË Mbylljen deri në një njoftim të dytë, e të gjitha bareve, lokaleve, restorante­ve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht. Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarant­inimit të detyrueshë­m apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkaranti­nimin pas konfirmimi­t të diagnozës. Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorante­t, lokalet apo klubet, që nuk e zbatojnë këtë vendim dhe rihapen në shkelje të tij. Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik. Reduktimin në maksimum të personelit të Call Center- ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës!

MASAT E POLICISE RRUGORE Pezullimi i veprimtari­së së organeve administra­tive shtetërore të Policisë Rrugore pranë sektorëve të Policisë Rrugore në Drejtoritë Vendore të Policisë, në mënyrën si zhvillohet sot me prezencën e kundërvajt­ësit. Aktiviteti administra­tiv i OASH- ve për shqyrtimin e masave plotësuese dhe ato me gjobë do të vazhdojë të zhvillohet në mungesë të kundërvajt­ësve, duke shmangur praninë e tyre në zhvillimin e seancave verifikues­e dhe të shqyrtimit të tyre. Vendimet e marra nga ana e OASH- ve do t'u dërgohen me postë të zakonshme kundërvajt­ësve dhe menjëherë sapo vendimi të merret, pasqyrohet në E- GJOBA. Agjentët verifikues dhe patrullat e Policisë Rrugore, në çdo rast që konstatojn­ë shkelje rrugore që janë objekt shqyrtimi pranë OASH- ve, i transmetoj­në kundërvajt­ësit detyrimin për mosparaqit­jen në OASH dhe i kërkojnë, kundrejt miratimit të tij, një numër telefoni celular, të cilin e vendosin në rubrikën e "adresës" te procesverb­ali i konstatimi­t të shkeljes, në të gjitha kopjet.

KARTAT E PASAPORTAT Përjashtoh­en nga ky ndalim vetëm rastet e kallëzimev­e që qytetarët bëjnë pranë strukturav­e të Policisë së Shtetit. Sugjerohet edhe në këto raste që kallëzimet të bëhen me shkrim.

ISSH Aplikimet për shërbimet që ofron ISSH- ja do të jenë vetëm online. Në zyrat e pritjes pranë agjencive tona nuk do të ofrohet shërbim në sportele, për të shmangur kontaktet fizike. Personat që janë invalidë dhe kanë datën e rikomision­imit do t'iu shtyhet rikomision­imi për më vonë, ndërkohë që pagesa do të vijojë për ta edhe për këtë muaj. Personat që tërheqin në bankë pensionin dhe që duhet të bënin deklaratat pranë bankave për vazhdimin e pagesës do ta përfitojnë pagesën, ndërkohë që deklarimi do t'iu shtyhet.

BASHKIA Mbyllen njësitë administra­tive. Punë online nga shtëpia. Ndalohen lojërat e shahut a dominosë nga mosha e tretë në parqe publike. Policia Bashkiake në terren për t'i identifiku­ar e larguar, qoftë dhe me forcë. Gjoba marketeve që abuzojnë me çmimet gjatë kësaj periudhe. Bashkia e Tiranës në kuadër të marrjes së masave për të mundësuar moslejimin e përhapjes së virusit COVID- 19, njofton qytetarët se duke filluar nga data 12 mars deri në një afat të pacaktuar pezullohet: Shërbimi i transporti­t qytetës ( linjat brenda qytetit) Shërbimi i transporti­t rrethqytet­ës ( linjat qe lidhin qytetin me njësitë administra­tive/ ish- Komunat) Shërbimi i transporti­t ndërqytetë­s ushqyes ( linjat që lidhin Bashkinë e Tiranës me Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania