Panorama (Albania)

Virusi pezullon komisionet, anulohet seanca plenare

- TIRANE

Edhe pse institucio­ni më i vonuar nga të tjerët, Kuvendi i Shqipërisë i ka pezulluar punimet për një afat të pacaktuar, për shkak të koronaviru­sit të ri COVID19. Dje u pezulluan dy komisione që ishin planifikua­r për t'i zhvilluar punimet ditën e mërkurë, Komisioni i Ligjeve dhe ai i Medias. Gjithashtu, pak më vonë ishte kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili bëri më dije se kishte kërkuar nga Kuvendi që të anulohej edhe seanca plenare e planifikua­r për në datën 12 mars. "Seanca plenare e parashikua­r për t'u zhvilluar nesër më datën 12.03.2020, shtyhet deri në njoftim të dytë, për shkak të situatës së krijuar dhe në kuadër të masave mbrojtëse ndaj COVID- 19", shkruhej në njoftimin e shpërndarë nga Kuvendi.

Tashmë po kuptohet që nuk është shaka. Koronaviru­si ka filluar pak nga pak të paralizojë jetën në Shqipëri dhe masat kanë filluar të bëhen shumë të ashpra, sidomos në Tiranë dhe Durrës, ku ishin dhe dy rastet e para të konstatuar­a me virusin e ri.

Dje, qeveria bëri me dije intensifik­imin e masave për vendet, ku deri më tani kanë qenë dhe grumbullim­et më të mëdha të njerëzve. Kështu që, prej ditës së sotme, asnjë bar dhe restorant në Tiranë dhe Durrës nuk do të hapet më deri në një moment të dytë. Thyerja e këtij vendimi nga këto subjekte do t'ju kushtonte një gjobë jo më pak se 20 milionë lekë të vjetra.

GJOBAT

Gjithashtu, në vendimin e djeshëm të ekspertëve të qeverisë është vendosur aplikimi i një gjobe prej 5 mijë eurosh për çdo qytetar shqiptar që ka ardhur nga zonat e rrezikut dhe ka thyer procedurën 2- javore për vetëkarant­inim. "Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarant­inimit të detyrueshë­m apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkaranti­nimin pas konfirmimi­t të diagnozës", thuhet në vendim. Gjithashtu, vendimi sugjeron për kompanitë me numër të lartë punonjësis­h që të marrin masa për distancimi­n e tyre jo më pak se 1.5 metra afër.

FASONET E CALL CENTER

Ndërsa për ndërmarrje­t fason dhe ato call center sugjerohet që të reduktojnë numrin e punonjësve sipas mundësive. "Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik. Reduktimin në maksimum të personelit të call center- ave dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa më sipër, kërkojmë mirëkuptim­in tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj", thuhet më tej në vendimin e propozuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pranë qeverisë.

PENSIONIST­ËT

Ndërkohë për shtresën e pensionist­ëve, masat janë bërë akoma dhe më të ashpra, duke i shtyrë ata që të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Pas vendimit të djeshëm për shpërndarj­en e pagesës së pensionit nëpër banesat e pensionist­ëve, dje, qeveria mori vendim që ata që e marrin përmes bankave, mund ta tërheqin atë dhe më vonë do mund të paraqesin dokumentet e kërkuara. "Person

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania