Panorama (Albania)

PROPOZIMET E PD

-

1. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumator­ët ( familjarë dhe biznese) në zonat ( bashkitë) ku virusi Covid- 19 është shfaqur. Gjithashtu, të ndalohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendës­e deri në tejkalimin e kësaj gjendjeje. 2. Pezullimin e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re për një periudhë 3- mujore ( dhe shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12mujore në periudhat pasardhëse). 3. Përjashtim­in nga tatimfitim­i për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj për të gjitha subjektet në zonat ( bashkitë) ku virusi Covid- 19 është shfaqur, me qëllim përballimi­n e plotë të “2- muaj” kosto të pagave të punonjësve dhe ambienteve të marra paraprakis­ht me qira për zhvillimin e aktiviteti­t. 4. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3- mujore në zonat ( bashkitë) ku virusi Covid- 19 është shfaqur. 5. Përjashtim nga kamatëvone­sat dhe gjobat për një periudhë 3- mujore. Mbështetje me fokus të veçantë për sektorët prioritare dhe sektorët me vulnerabël, siç janë; sektori i turizmit apo sektori fason apo call center, të cilët kanë pësuar apo pritet të pësojnë një rënie drastike nga koronaviru­si dhe disa prej tyre janë goditur tashmë rëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania