Panorama (Albania)

Bardhi: 73- vjeçarja në Durrës s’ishte vetëm në dhomë

-

Sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, akuzoi qeverinë se ka gënjyer në deklaratat që ka bërë për pacienten, e cila ndërroi dje jetë në Durrës nga koronaviru­si. Sipas Bardhit, 73 vjeçarja, ndryshe nga sa ka deklaruar zv. ministrja e Shëndetësi­së dhe Kryeminist­ri, nuk ka qenë vetëm në dhomë ku diagnostik­ua. Bardhi publikoi në faqen e tij në “Facebook” dëshminë e djalit të një pacienti, që ka qenë në të njëjtën dhomë me 73- vjeçaren në Durrës. “Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetëso­r. Është fakt që qendrat shëndetëso­re dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën. Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë. As gënjeshtra­t ndaj qytetarëve dhe as sulmi ndaj opozitës nuk e mbulojnë dot paaftësinë dhe mungesën e përgatitje­s së qeverisë”, shkroi Bardhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania