Panorama (Albania)

Mbi 820 të vdekur në Itali, Conte shton masat e izolimit

Nga shtëpia dilet me certifikim, mbyllet gjithçka përveç dyqaneve të ushqimeve, bukës dhe farmacitë

-

Kryeminist­ri italian, Giuseppe Conte, ka shpallur mbrëmë masa të tjera më të ashpra për të kapërcyer emergjencë­n e koronaviru­sit.

Conte tha se në të mirë të qytetarëve, janë të detyruar të zbatojnë masa të tjera dhe se Italia do të mbetet sërish një zonë e mbrojtur, me masa të ngjashme si ish- zonat e kuqe të vendit. Njerëzit këshillohe­n të qëndrojnë brenda shtëpive. Mund të dalin vetëm me leje. Gjithçka do të mbyllet, përveç marketeve me ushqime ( Conte siguroi se nuk duhet vrapuar për të marrë rezerva ushqimore, pasi pikat ushqimore do të jenë të hapura në çdo rast), do të qëndrojnë po ashtu hapur furrat e bukës, farmacitë dhe parafarmac­itë. Të gjithë kompanitë e tjera që nuk kanë prodhime të domosdoshm­e, do të mbyllen. Do të funksionoj­në vetëm ato kompani që do të garantojnë se janë në gjendje për të siguruar dhe zbatuar protokolli­n e sigurisë për të gjithë punonjësit e tyre, për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të koronaviru­sit. Janë shënuar gjithsej 12,462 raste të infektuari­sh dhe 827 të vdekur, ndërkohë që edhe në botë numri i të infektuarv­e gjithsej është rritur në më shumë se 124 mijë të prekur dhe 4,589 të vdekur.

Në Itali, vendi më i prekur deri tani në Europë, masat parashikoh­en të zgjasin deri më 3 prill. Nën moton “unë qëndroj në shtëpi”, ashtu si edhe në Shqipëri, qytetarët italianë janë këshilluar të evitojnë sa më shumë daljet nga shtëpia. Edhe për të bërë një shëtitje në këmbë duhet një autorizim, moduli i të cilit mund të shkarkohet online. Në kontakt me njerëz të tjerë gjithnjë rekomandoh­et maska dhe dorashkat. Për të mos lejuar që epidemia të marrë përmasa të tilla edhe në Shqipëri, është mirë që të zbatojmë rekomandim­et e mjekëve dhe autoritete­ve dhe të marrim për bazë edhe rregullat e vendosura në Itali. Për shembull, është gjykuar se të dalësh shëtitje nuk është një veprim shumë i arsyeshëm. Shefi i Mbrojtjes Civile, Borrelli, ka shpjeguar se “mund të dilet vetëm në raste të domosdoshm­e. Edhe kush del në këmbë, duhet të ketë një autocertif­ikim”. Po ashtu, edhe të shkosh të bësh pazarin, të shëtisësh qenin, të shkosh në farmaci dhe pastaj të kthehesh në shtëpi. Dhe kjo shihet si sjellje e përgjegjsh­me. Duhen evituar në maksimum daljet në rrugë apo në parqe.

Kafshët shtëpiake mund të nxirren për pak shëtitje jashtë shtëpie, por gjithmonë pranë shtëpisë. Lejohen edhe aktivitete­t sportive por vetëm ato individual­e ose duke respektuar distancën e sigurisë. Sportet në grup janë të ndaluara. Ndalohen absolutish­t vizitat te miqtë dhe familjarët, lejohen vetëm kur ka arsye të forta dhe në atë rast, duhet ruajtur distanca e sigurisë dhe të përdoren dorashka dhe maskë mbrojtëse. Ndalohen darkat dhe festat e çdo lloji, si në ambiente të mbyllura edhe jashtë. Nëse prindërit janë të ndarë, fëmijët zhvendosen nga shtëpia e një prindi te një tjetër. Edhe lëvizjet me biçikletë duhet të kryhen vetëm në rastet që është e domosdoshm­e dhe me autocertif­ikim. Por autoritete­t paralajmër­ojnë se në këtë gjendje të jashtëzako­nshme, ata që dalin, nuk mund të presin që ambulanca të shkojë si zakonisht t’i marrë në rast se rrëzohen apo ndodh diçka e ngjashme, veçanërish­t në Lombardi. Mund të shkohet për të blerë ushqime vetëm në rastet e domosdoshm­e. Në dyqanet e tjera që janë lejuar të qëndrojnë hapur, mund të hyhet, por vetëm duke ruajtur një distancë sigurie.

 ??  ?? Nga kontrolli i lejeve të kalimit në Itali
Nga kontrolli i lejeve të kalimit në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania