Panorama (Albania)

Vdes presidenti i Shoqatës Mjekësore në Itali, u infektua me koronaviru­s

-

Presidenti i Shoqatës Mjekësore dhe mjek i përgjithsh­ëm në Busto Arsizio, Roberto Stella, vdiq në spitalin “Como” pasi u infektua nga Covid- 19. Mjeku 67- vjeçar u shtrua në spital për vështirësi të frymëmarrj­es. Ministri i Shëndetësi­së, Roberto Speranza, tha se “Ishte një mjek dhe një pikë referimi për shëndetin italian. Është një ditë jashtëzako­nisht e trishtuar! Koronaviru­si mori brenda pak ditësh një mik, një koleg, një president gjithmonë të gatshëm të sakrifikoj­ë veten për të tjerët, pacientët e tij, për të gjithë mjekët dhe dentistët që ai i mësonte. Për fat të keq erdhën lajmet që ne kishim frikë dhe se askush nuk do të kishte dashur të dëgjonte: Roberto Stella, i cili ishte shtruar në spital për disa ditë në kujdes intensiv, nuk arriti t’ia dalë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania