Panorama (Albania)

“Probleme me kufizimet ndaj medias dhe korrupsion­i”

-

Në kapitullin për Kosovën, të raportit të Departamen­tit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, thuhet se problemet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut ishin: kufizimi ndaj medias, përfshirë dhunë apo kërcënime ndaj gazetarëve; korrupsion­i qeveritar dhe pandëshkue­shmëria dhe sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike apo komunitete­ve të tjera të margjinali­zuara, përfshirë nga Policia e Kosovës. "Shumë, në qeveri, opozitë, shoqëri civile dhe media, kanë raportuar raste zyrtarësh të lartë të përfshirë në korrupsion dhe të veprojnë pa u ndëshkuar", thuhet në raport. Ligji parashikon dënime për korrupsion nga zyrtarët, por qeveria nuk e zbatoi ligjin me efektivite­t. "Zyrtarët disa herë u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Një mungesë mbikëqyrje­je efektive nga gjyqësori dhe në përgjithës­i dobësia e shtetit ligjor, kontribuua­n te ky problem", thuhet në raport. Edhe mediat në Kosovë kanë vuajtur nga presioni i politikës. "Ndërsa qeveria në përgjithës­i e respektoi këtë të drejtë, ka pasur njoftime të besueshme se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare dhe radikale u përpoqën të frikësojnë përfaqësue­sit e mediave". Po ashtu, media pati vështirësi për të siguruar informacio­n nga qeveria dhe institucio­net publike, siç parashikon ligji, si edhe për të siguruar fonde për të garantuar pavarësinë. "Gazetarët u ankuan se pronarët dhe menaxherët e mediave i penguan të botojnë ose transmetoj­në raporte kritike ndaj qeverisë, partive politike apo zyrtarëve të veçantë", thotë raporti. Në disa raste, pronarët njoftohet se kërcënuan gazetarët se do t'i hiqnin nga puna nëse botonin raportime kritike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania