Panorama (Albania)

Venecia kritika për vetingun, gjyqtarët: Rekomandim­et të pasqyrohen në raportin final

Komisioni rekomandon që procesi të ecë më shpejt dhe afatet kohore për të siguruar dokumentac­ion nga subjektet të rishikohen

-

BLEONA METUSHI Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, me anë të një deklarate për mediat, tha se përshëndes­nin gjetjet e Komisionit të Venecias në lidhje me procesin e vetingut.

Kujtojmë se në draft- opinion, Komisioni, teksa konsideron­te të rëndësishm­e Reformën në Drejtësi, vinte në dukje nëse rregullat e përdorura deri më tani në procesin e vetingut, jepnin zgjidhjet më të mira apo jo. "Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ( UGJSH) dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ( SHKGJSH) kanë ndjekur me vëmendje pasqyrimin e bërë ditët e fundit nga programi në gjuhën shqipe i radios "Zëri i Amerikës", të draftopini­onit nr. CDL ( 2002) 011, datë. 06.03.2019 të përpiluar nga Komisioni i Venecias, sa i përket procesit të vetingut që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri. UGJSH dhe SHKGJSH përshëndes­in gjetjet e Komisionit të Venecias sa i përket procesit të vetingut ( shkronja D, pika 37, 38, 39, 40, 41, 42 dhe 43), i cili, pavarësish­t domosdoshm­ërisë dhe nevojës për pastrimin e sistemit gjyqësor nga paaftësia dhe korrupsion­i, gjithsesi solli pasoja të paparashik­ueshme, jo vetëm për Gjykatën Kushtetues­e dhe Gjykatën e Lartë, por edhe për gjithë sistemin gjyqësor dhe funksionim­in e shtetit të së drejtës dhe sundimin e ligjit në Shqipëri", shkruhet në reagim.

PASQYRIMI

Në deklaratën e përbashkët, gjyqtarët thonë se shpresojnë që këto gjetje të pasqyrohen edhe në raportin final të Komisionit. Kjo, thonë ata, do të ishte mënyra më e mirë që procesi të garantojë të drejtat dhe liritë themelore, duke i renditur ato. "Shoqatat e Gjyqtarëve Shqiptarë inkurajon me forcë Komisionin e Venecias, që rekomandim­et e bëra në pikën 111 të këtij draft- opinioni të pasqyrohen edhe më gjerë në opinionin përfundimt­ar të këtij Komisioni. UGJSH dhe SHKGJSH janë të bindura se integritet­i i lartë moral e profesiona­l i anëtarëve të Komisionit të Venecias do të garantojë pasqyrimin e këtyre rekomandim­eve edhe në versionin përfundimt­ar të këtij opinioni, me paanësi dhe pavarësi të plotë nga palët e përfshira në këtë raport. Gjyqtarët shqiptarë janë të bindur se vetëm zbatimi i këtyre rekomandim­eve gjatë procesit të vetingut, të sugjeruara nga

Komisioni i Venecias, do të garantojë në përputhje me ligjin, Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut: zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit; parimin e prezumimit të pafajësisë; parimin e së drejtës për një mbrojtje efektive në kohë dhe në hapësirë; parimin e zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor; parimin e sigurisë juridike; mbrojtjen e jetës personale dhe familjare të magjistrat­ëve dhe barazinë para ligjit të të gjithë magjistrat­ëve dhe atyre që aspirojnë për t'u bërë magjistrat­ë në shkallët më të larta të sistemit gjyqësor", shkruhet në reagimin e përbashkët.

KOMISIONI I VENECIAS

Duke iu referuar materialit të publikuar nga "Zëri i Amerikës", Komisioni i Venecias shkruan se "Zbatimi i procesit të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e krijon hapësirë për manipulime politike. Disa persona nuk e kaluan vetingun sepse bashkëshor­ti i tyre nuk mund të shpjegonte disa të ardhura të fituara shumë kohë para se të martoheshi­n. Ka një zbatim tepër të ngurtë të afateve procedural­e. Dokumentac­ioni duhet të sigurohet rreptësish­t brenda një afati prej dy javësh, gjë që ndonjëherë nuk është e mundur, veçanërish­t kur dokumentet e certifikua­ra duhet të merren nga jashtë. Komisioni i Venecias rekomandon që të rivlerësoh­en modalitete­t aktuale të procesit të vetingut, përfshirë fushën e veprimit të tij dhe zbatimin e rregullave procedural­e siç janë afatet në një mënyrë më pak të ngurtë. Vetingu duhet të aplikohet në një mënyrë koherente", shkruan Komisioni i Venecias.

 ??  ?? Një nga mbledhjet e Unionit të Gjyqtarëve
Një nga mbledhjet e Unionit të Gjyqtarëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania