Panorama (Albania)

Mbi 170 subjekte kanë dalë para vetingut

-

Rreth 170 subjekte rivlerësim­i kanë kaluar në sitën e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it që nga seanca e parë që ka zhvilluar ky institucio­n. Prokurorë, gjyqtarë dhe këshilltar­ë ligjorë janë përballur me hetimin e trefishtë të KPK, ku një pjesë e konsiderue­shme e tyre nuk kanë arritur të konfirmohe­n në detyrë. Kur kanë kaluar rreth 1 vit e gjysmë nga nisje e procesit të vetingut, janë kontrollua­r në tri kriteret, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesiona­le rreth 170 subjekte, prej të cilëve 72 prokurorë e gjyqtarë që janë konfirmuar për të vazhduar më tej. 58 subjekte nuk kanë arritur të marrin dritën jeshile dhe janë konsiderua­r të papërshtat­shëm për të dhënë drejtësi. Ndërkohë, procesi është ndërprerë për disa të tjerë, të cilët kanë dhënë dorëheqjen ose kanë dalë në pension.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania