Panorama (Albania)

KONFLIKT I ÇASTIT, PLAGOSET ME ARMË ZJARRI 35- VJEÇARI NË FIER

-

FIER - Një plagosje me armë zjarri ndodhi pasditen e djeshme në Fier, por fatmirësis­ht i dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 17: 30, në lagjen "11 janari" dhe sipas Policisë dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt i çastit mes autorit dhe të plagosurit. Ky i fundit është transportu­ar me urgjencë në spitalin e qytetit, jashtë rrezikut për jetën, por pretendon se nuk e njeh personin që e ka qëlluar. Sipas tij, rastësisht ka shkëmbyer disa fjalë me të në rrugë dhe më pas debati ka përshkallë­zuar, derisa ai ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar. Megjithatë, dëshmia e tij po shihet me dyshim nga grupi hetimor, pasi mund të kenë qenë edhe rrethana të tjera që kanë sjellë përdorimin e armës. Burime nga Policia e Fierit thanë mbrëmë se i plagosuri është 35- vjeçari Marjus Rrapushi dhe nga të shtënat me pistoletë ka pësuar një plagë në këmbë. Gjendja e tij shëndetëso­re paraqitet e stabilizua­r pas ndihmës mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, forcat e Policisë kanë nisur punën për identifiki­min dhe kapjen e autorit. Fillimisht është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, verifikimi i kamerave të sigurisë të bizneseve të ndryshme në zonën ku ndodhi plagosja, si dhe pyetja e disa dëshmitarë­ve. "Është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. R., 35 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier. Policia ka bërë të mundur identifiki­min e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje", tha zyrtarisht dje Policia e Fierit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania