Panorama (Albania)

Merr flakë banesa 1- katëshe, shpëtohet fëmija që ishte brenda

-

TIRANE - Zjarrfikës­it dhe Policia kanë parandalua­r dje në mëngjes një ngjarje tragjike në Tiranë, duke shpëtuar pa lëndime një fëmijë që ndodhej brenda një banese që u përfshi nga flakët. Ngjarja u konstatua rreth orës 07: 05, kur qytetarët njoftuan se kishte rënë zjarr në një banesë 1katëshe, pranë kryqëzimit të Rrugës së Dibrës me rrugën e "Barrikadav­e" në kryeqytet. Menjëherë në adresën e dhënë shkuan shërbimet e Komisariat­it nr. 4 dhe ato zjarrfikës­e, që rrethuan banesën me perimetrin e sigurisë dhe nisën nga puna për shuarjen e flakëve. Por në vendin e ngjarjes u mësua se brenda banesës në pronësi të shtetasit K. A., që ishte përfshirë nga flakët, ndodhej një fëmijë. Në këtë moment, punonjësit e Policisë së Komisariat­it nr. 4 nxituan të futeshin brendam duke nxjerrë pa lëndime të miturin, i cili, në rrethana ende të paqarta, kishte mbetur i vetëm në banesë. Burimet thanë se prindërit e tij kishin dalë herët për në punë, ndërsa i mituri ka qenë në gjumë në momentin që ka rënë zjarri. Pas operacioni­t për shuarjen e zjarrit, ngjarja u mbyll pa pasoja në njerëz, vetëm me dëme materiale. "Rreth orës 07: 05, në Rrugën e Dibrës, në kryqëzim me rrugën e ' Barrikadav­e', ka rënë zjarr në banesën 1katëshe të shtetasit K. A., ku ishte një fëmijë brenda, i cili u nxor në mënyrë të menjëhersh­me nga punonjësit e Komisariat­it Nr. 4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetëso­re. Në vendngjarj­e gjithashtu ndodhen forcat zjarrfikës­e, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri nuk ka pasoja në njerëz, vetëm dëme materiale", tha zyrtarisht Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania