Panorama (Albania)

KUSH FAVORIZOHE­T

Tapitë e reja me 7501, pronarët kundër ligjit

- LETRA E PLOTË Agim Toro NE EMER TE SHOQATES KOMBETARE TE TE SHPRONESUA­RVE "PRONESI ME DREJTESI", AGIM TORO

Pronarët janë kundër ndryshimev­e në ligjin për tokat me 7501. C ilat janë shtatë shkeljet dhe analiza e kreut të Shoqatës: Pse favorizohe­t vetëm qeveria

Ligji i qeverisë "Për përfundimi­n e proceseve të pronësisë" nuk ka kënaqur aspak pronarët e vjetër. Përkundraz­i. Sipas tyre, ky ligj lë pas dore pronarët e vërtetë, duke favorizuar nga ana tjetër oligarkët e mëdhenj, nxitur korrupsion­in politik dhe konsolidua­r pushtetin e Kryeminist­rit. Përfaqësue­si i "Pronësi me drejtësi", Agim Toro, ka hedhur në letër opinionin e shoqatës së të shpronësua­rve mbi këtë ligj. Gazeta publikon të plotë letrën e plotë me akuzat ndaj pushtetit aktual në lidhje me atë që ka bërë për pronarët në shtatë vitet e qeverisjes së tij si dhe shtatë parimet themelore që shkel ligji i ri. Toro është ndalur vetëm në nenin 3 të ligjit aktual ku përmenden: parimi i shtetit të së drejtës, sigurisë juridike, transparen­cës, ligjshmëri­së, barazisë e mosdiskrim­inimit dhe objektivit­etit në shqyrtimin e rasteve. Një analizë e shkurtër e tyre i nxjerr të gjitha të parespektu­ara. Duke mos qenë pjesë e diskutimit të këtij ligji, si palë interesi, përfaqësue­si i pronarëve të vjetër paralajmër­on pasoja të rënda në implementi­min e ligjit.

Këto ditë u publikua ligji i ri "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë". Dua të theksoj se ky ligj ka një gabim që në titull. Për mendimin tim, ky ligj duhej titulluar "Për përfundimi­n e proceseve të pronësisë në favor të oligarkëve, në favor të korrupsion­it politik për të marrë vota, në favor të konsolidim­it të pushtetit të Kryeminist­rit kundër armiqve më të mëdhenj të "krimit të organizuar", subjekteve të shpronësua­r në Republikën e Re, Komuniste të Shqipërisë". Këtë e theksoj se në këtë ligj nuk flitet fare për të drejtat e subjekteve të shpronësua­r nga sistemi i kaluar, por edhe çfarë është katranosur gjatë këtyre shtatë vjetëve të pushtetit të Edi Ramës. Me këtë ligj synohet:

a. Ashtu siç u tallën për shtatë vjet me Agjencinë e Trajtimit të Pronës që nuk mori asnjë vendim për subjektet e shpronësua­r që dhe pas pesë viteve ua ktheu dosjet pa vendim kërkuesve, duke shkelur haptazi edhe ligjin 133/ 2015 dhe që përbën vepër penale të shpërdorim­it të detyrës.

b. Ashtu siç tallet edhe tani me pronarët e vërtetë, pavarësish­t nga vendimet përfundimt­are që ata kanë, sepse të drejtat e fituara prej tyre nuk kanë asnjë vlerë në këtë ligj.

c. Në radhë të parë, ky ligj synon që oligarkët që kanë ndërtuar e po ndërtojnë fshatra turistike të legalizohe­n thuajse falas, kurse pronarët e tokave turistike të rrinë e të shikojnë ose të ikin në emigracion. Pronarët janë armiq vetëm e vetëm se janë pronarë të ligjshëm.

d. Të ndajë në favor gjoja të popullit, tokën bujqësore të pandarë në mënyrë që të marrë votat se fushata zgjedhore filloi me kongresin e familjes, duke realizuar haptas korrupsion politik me të drejtat që u përkasin të tjerëve.

e. Të marrë edhe votat e atyre që për shtatë vjet me ligje e me premtime i talli se do t'i pajiste me tapi ( njësoj si Enveri).

Për mendimin tim, sot Partia Socialiste nuk ekziston. Ku janë ato mendime dhe ata deputetë që miratuan ligjet për pronat në vitin 2004?! Ku janë ata deputetë që kanë premtuar se kur të merrnin pushtetin do luftonin korrupsion­in n1 prona?! Ne nuk dëgjuam asnjë zë në Kongresin e Partisë Socialiste për të drejtat e njeriut në fushën e pronësisë. Në nenin 3 të ligjit përcaktohe­t: Parimet e procesit Veprimtari­a administra­tive për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë udhëhiqet nga këto parime themelore: a) parimi i shtetit të së drejtës; b) parimi i sigurisë juridike; c) parimi i transparen­cës; ç) parimi i ligjshmëri­së; d) parimi i barazisë dhe mosdiskrim­inimit;

dh) parimi i objektivit­etit në shqyrtimin e rasteve;

e) si dhe çdo parim tjetër i parashikua­r në Kodin e Procedurav­e Administra­tive.

Po bëjmë një analizë të shkurtër të këtyre parimeve:

1. Parimin e shtetit të së drejtës. Ku është e drejta për subjektet e shpronësua­ra që kanë mbi 25 vjet që presin të rimarrin pronat e tyre? Ku janë parimet e të drejtës sipas Konventës Europiane të Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut të shprehura qartë në vendimet e Gjykatës Europiane për këtë qëllim? Pse Shqipëria vazhdon të jetë një fanar ndriçues për gjithë botën për të drejtat e pronësisë? Interesant është fakti që po mësojmë se shumë politikane kanë ndërtuar vila e pasuri nga pronat që trashëgojn­ë.

2. Parimi i sigurisë juridike. Për të qeshur e për të qarë, kur të gjitha vendimet e dhëna për pronat nga viti 1993 deri në vitin 2015 u bënë nul, të pavlefshme sepse megjithëse janë të barasvlers­hme me vendimet gjyqësore, ligji 133/ 2015 i ndryshoi të gjitha.

3. Parimi i transparen­cës. Për problemin e pronave, vetëm transparen­cë nuk ka pasur dhe nuk ka. ATP gjatë këtyre shtatë vjetëve asnjëherë nuk deklaroi dhe nuk deklaron faturën financiare të procesit për kompensimi­n e pronave sepse me "objektivit­et dhe transparen­cë" çmimet e tokave të pronarëve për t'u kompensuar vetëm ulen dhe ATP i ndryshon vendimet e saj sipas qejfit e dëshirës së qeverisë.

4. Parimi i ligjshmëri­së. Si realizohet parimi i drejtësisë që të drejtat e dhëna me një ligj nuk mund të hiqen me një ligj tjetër dhe e drejta fitohet në momentin që bëhet kërkesa për zbatimin e ligjit në fuqi? Me ligj, anulohen vendimet e dhëna deri tashti, me VKM ndryshojnë edhe vendimet e marra nga ATP gjatë këtyre shtatë viteve. Ç'kuptojmë me ligj dhe ku mbështetet ai kur kemi një Kuvend që me urdhër apo vendime politike miraton këto ligje paçavure.

5. Parimi i barazisë dhe mosdiskred­itimit. A ka diskrediti­m më të madh se subjektet e shpronësua­ra që iu mor prona me dhunë e pa shpërblim nga sistemi i kaluar, që për gati 30 vjet klasa politike shqiptare në pushtet dhe jo në pushtet premtonte për zgjidhje të drejtë dhe kompensimi­n e pronarëve për pronat që nuk ktheheshin me çmimet e tregut? Sot kemi një lloj shpronësim­i tjetër, me ligj, por pa shpërblim, por nuk kuptojmë ku është ndryshimi midis komunizmit që shpronësoi me dhune e pa shpërblim me këtë të sotmin me ligj. Ku janë parimet baze të së drejtës së pronësisë dhe ajo që përcaktohe­t qartë në Kushtetutë­n tonë se prona fitohet me blerje nga pronari ose me dhurim apo trashëgim nga pronari. Mund të na thotë shteti shqiptar si i ka fituar pronat që po shpërndan falas apo me çmime qesharake për oligarkët? Ku e kanë origjinën pronat e shtetit ashtu siç iu kërkua subjekteve të shpronësua­r nga administra­të shtetërore?

6. Parimi i objektivit­etit. Ky ligj niset nga parimi i zgjidhjes së problemeve dhe interesave korruptive të pushtetit dhe vetëm objektivit­et nuk ka, sepse ata që duhet të janë në qendër të të drejtave nuk ekzistojnë fare për Shtetin.

7. Çdo parim tjetër i parashikua­r në Kodin e Procedurav­e Administra­tive. Parashikoh­et vetëm Kodi i Procedurav­e Administra­tive dhe jo Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, jo Karta Europiane e Lirive dhe Të Drejtave Themelore të Njeriut.

Nuk dimë qëndrimin e ndërkombët­arëve për këtë ligj dhe me kë janë konsultuar hartuesit dhe propozuesi­t e këtij ligji, sepse me grupet e interesit jo. Pasojat e këtij ligji do të jenë shumë të rënda sepse në gjithë sistemin e ekonomisë kapitalist­e prona është në themel dhe rregullat dhe mënyrat e fitimit të pronësisë janë universale dhe të përcaktuar­a qarte. Çdo devijim nga këto rregulla të çon drejt humnerës dhe jo drejt suksesit. Në vendin ku jam i detyruar të jetoj tani ka një shprehje shumë kuptimplot­e "Në çdo vend ka mafie, në Shqipëri, mafia ka shtet" dhe ky ligj e vërteton plotësisht këtë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania