Panorama (Albania)

Erdhën me anije dhe avion, zbulohen 4 “pacientë zero”, qeveria mbyll kafenetë e urbanët, Ushtria në rrugë

Basha kërkon të nisin ndihmat financiare për qytetarët dhe biznesin, Rama: Po mendojmë për kreditë

-

ADA HAZIZOLLI

Koronaviru­si ka arritur të tejkalojë çdo kufi, duke “e ngjyrosur” botën me të kuqe në vetëm 3 muaj.

Nisur nga situata e krijuar, ku janë raportuar më shumë se 122 mijë të infektuar dhe mbi 4400 persona, të cilët kanë ndërruar jetë, Organizata Botërore e Shëndetësi­së ka shpallur dje koronaviru­sin pandemi. Kreu i OBSH- së iu bëri apel vendeve që të marrin masa urgjente për të izoluar virusin. “Ne vlerësojmë se COVID- 19 mund të karakteriz­ohet si një pandemi. U bëj thirrje të gjithëve që të marrin masa urgjente dhe agresive që nga dita e parë. I kemi rënë kambanës së alarmit shumë fort dhe shumë qartë”, tha drejtori i përgjithsh­ëm i OBSH- së, Tedros Adhanom Ghebreyesu­s, në një konferencë për shtyp në Gjenevë. Por çfarë nënkupton pandemia? Sipas Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së, koronaviru­si është një sëmundje e re që është përhapur globalisht. Duke qenë se shumica e njerëzve nuk janë imun ndaj kësaj sëmundjeje, ajo mund të përhapet përtej parashikim­it. Pra, më shumë sesa për ashpërsinë e sëmundjes, pandemia është e lidhur me shtrirjen e saj gjeografik­e. Kujtojmë që në 2009, OBSH shpalli gjendjen e pandemisë edhe për situatën e krijuar asokohe nga gripi i derrit H1N1.

SITUATA Ndonëse jo gjithmonë pranohet me zë të lartë, për shumëkënd prej nesh, koronaviru­si ka gjunjëzuar botën. Kjo për shkak të përhapjes së shpejt. Pas Kinës, e cila ka raportuar mbi 88 mijë të infektuar, situata e rënduar paraqitet edhe në Itali. Ndërsa masat e marra në Kinë kanë ndihmuar në ndalimin e përhapjes së sëmundjes dhe kanë shmangur një numër të konsiderue­shëm rastesh, e njëjta gjë s’mund të thuhet për Italinë fqinje, ku shifrat e të infektuarv­e njohin rritje ditë pas dite. Deri në orët e mbrëmjes së djeshme, mediat vendase kanë raportuar për mbi 10 500 të infektuar nga koronaviru­si, ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 830.

MOSHAT COVID- 19 është një virus që transmetoh­et nga njeriu te njeriu, por kjo ndodh nga kontakti i ngushtë, nga teshtitja ose kollitja. Nuk është një virus që përhapet përmes ajrit. Ajo çka prek, është sistemi i frymëmarrj­es, duke dhënë një krizë të rëndë akute të frymëmarrj­es. Simptomat me të cilat shfaqet janë të njëjta me ato të një gripi normal, ethe, nganjëherë diarre, dhimbje të fytit, vështirësi në frymëmarrj­e. Sipas Organizatë­s Botërore e Shëndetësi­së mosha e pacientëve të infektuar nga koronaviru­si është midis 49 dhe 56 vjeç. OBSH- ja konfirmon po ashtu se numri i fëmijëve të infektuar është i ulët. Sa u takon rasteve fatale, vdekshmëri­a prek 80% të njerëzve mbi 60 vjeç, të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike. Shkencëtar­ët kanë vlerësuar se çdo person i infektuar mund ta përhapë atë diku midis 1.5 dhe 3.5 personave pa masa efektive të kontrollit. Ndërkohë që koha minimale e shpërndarj­es së infeksioni­t është 15 minuta.

 ??  ?? FAQE 2- 11
SHEFI I SHTABIT, DJE ME USHTRINE NE RRUGET E TIRANES
FAQE 2- 11 SHEFI I SHTABIT, DJE ME USHTRINE NE RRUGET E TIRANES
 ??  ??
 ??  ?? SPITALI INFEKTIV
SPITALI INFEKTIV
 ??  ?? Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesu­s
Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesu­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania