Panorama (Albania)

PAS INFEKTIVIT, SANATORIUM­I

-

Nëse do të ketë mbi 80 të infektuar, të cilët do të duan kujdes mjekësor, atëherë do të përshtaten ambientet e Spitalit “Shefqet Ndroqi”. Zv. ministrja Mira Rakacolli tha se nëse ndodh ajo që është duke ndodhur në Itali, atëherë pacientët do të transferoh­en te Sanatorium­i. “Edhe nëse do të mendojmë për skenarin më të keq si në Itali, nëse do të mbushet Infektivi, se ata edhe shërohen, ka një qarkullim, do të dalin, do të kemi edhe spitalin ‘ Shefqet Ndroqi’, i kemi marrë të gjithë masat. Edhe nëse shkojmë në këtë situatë, nuk do t’i pritet fare kujdesi njerëzve të tjerë. Do kemi shtretër të ndarë nga ana që kanë COVID- 19", tha zv. ministrja Rakacolli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania