Panorama (Albania)

MINISTRIA: 241 RASTE TË TESTUARA

-

Gjithsej janë vetëm 241 raste të testuara, ndërkohë që numri i të infektuarv­e ka shkuar në 15. Jemi përballë 4 pacientëve “0”, të cilët gjatë kohës që kanë qenë të infektuar, por pa pasur dijeni për këtë, kanë pasur kontakte me një numër të konsiderue­shëm personash, ndaj edhe rreziku i infektimit është i lartë. Por deri më tani, siç ka raportuar edhe Ministria e Shëndetësi­së vetëm 104 persona janë në kushtet e vetëkarant­imit. Nga ana tjetër, të martën, Drejtoresh­a e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se në fondin e Institutit të Shëndetit Publik janë vetëm 3500 kite që shërbejnë për diagnozën e koronaviru­sit. Situata e krijuar me 4 vatra infeksioni do të kishte krijuar nevojën që rrethi i personave të testuar të mos ishte 114, por dy apo trefish më i madh, nisur kjo nga kontaktet që mund të kenë pasur këta të infektuar. Por për shkak të pamjaftues­hmërisë së kiteve, Ministria e Shëndetësi­së duket se është kufizuar vetëm në analizimin e personave më të afërt dhe të atyre që kanë shfaqur simptoma.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania