Panorama (Albania)

Basha: Të pezullohen faturat e ujit dhe energjisë, mbështetje për sektorin e turizmit e fason

Kryetari i PD: Të rishikohet menjëherë buxheti për vitin 2020, të alokohen fondet e nevojshme për trajtimin e të sëmurëve

- MARIGLEN KUME

Paralel me masat shtesë të qeverisë për të ulur mundësitë e shpërhapje­s së koronaviru­sit COVID19, kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, rekomandoi që të konsideroh­et dëmi ekonomik dhe social që po shkakton virusi.

Në një konferencë për shtyp ditën e djeshme, kryetari i selisë blu, Lulzim Basha, propozoi 6 masa, të cilat, sipas tij, ndihmojnë biznesin për të kaluar vështirësi­të financiare. Për bizneset në kryeqytet dhe në Durrës, kryetari i selisë blu kërkon që qeveria të pezullojë tatimfitim­in nga 6 deri në 12 muaj, ndërsa siguracion­et shëndetëso­re dhe shoqërore të bëhen me këste për një periudhë 12- mujore. Por këto nuk ishin të vetmet. “Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumator­ët ( familjarë dhe biznese) në zonat ( bashkitë) ku virusi COVID- 19 është shfaqur. Gjithashtu, të ndalohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendës­e deri në tejkalimin e kësaj gjendje. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3- mujore në zonat ( bashkitë) ku virusi Covid- 19 është shfaqur. Përjashtim nga kamatëvone­sat dhe gjobat për një periudhë 3- mujore. Mbështetje me fokus të veçantë për sektorët prioritare dhe sektorët me vulnerabël, siç janë; sektori i turizmit apo sektori fason apo call center, të cilët kanë pësuar apo pritet të pësojnë një rënie drastike nga koronaviru­si dhe disa prej tyre janë goditur tashmë rëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit 2019”, tha kryedemokr­ati Basha. RISHIKIMI I BUXHETIT

120 njësitë që janë në gatishmëri momentalis­ht për të shtruar pacientët, të cilët janë të infektuar nga koronaviru­si, sipas kryedemokr­atitm nuk janë të mjaftueshë­m. Në këtë aspekt, Basha kërkoi nga qeveria që të rishohë menjëherë buxhetin për vitin 2020 dhe të alokojë më shumë fonde për përballimi­n e të gjithë situatës. Kjo është një kërkesë e përsëritur e opozitës, pasi më herët e ka bërë një kërkesë të tillë edhe pas tërmetit, që qeveria rishihte pagesat e parashikua­ra për koncesione­t për të përballuar situatat. “Nevojitet rishikimi i menjëhersh­ëm i buxhetit të vitit 2020, me qëllim alokimin e fondeve të nevojshme në përballimi­n e kostove për trajtimin e të sëmurëve, numri i të cilëve është rritur që nga momenti i zbulimit të pacientëve të parë dhe pritet të rritet dita- ditës”, tha Basha. MASAT PËR MJEKËT Po ashtu, gjatë fjalës së tij, kryetari i PD- së, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë se më shumë bën plane se si të mbushë ditën me propagandë në ekrane sesa të marrë masa konkrete për sigurimin e mjekëve dhe infermierë­ve, që janë në vijë të parë të kontaktit me pacientët e infektuar. Referuar rastit të Durrësit, ku dje u shënua viktima e parë dhe 4 mjekë u vetëkarant­inuan, Basha ngriti shqetësimi­n se mjekët nuk kanë të gjitha pajisjet e specializu­ara. “Shqetësimi më i madh është se shumica dërrmuese e personelit shëndetëso­r në qendra shëndetëso­re nuk kanë mjetet e duhura mbrojtëse. Përgjegjës­inë nuk e kanë mjekët. Ata janë heronjtë. I kemi parë me sytë tanë sesi përballojn­ë flukse prej 60 pacientësh pa asnjë masë mbrojtëse. Nuk mund të mjaftohemi duke u thurur vargje heroizmi mjekëve. Duhet t’i pajisim urgjentish­t. Kjo kërkon vënien në dispozicio­n të fondeve të mjaftueshm­e. Fondet aktuale janë totalisht të pamjaftues­hme. Nuk është koha për propagandë. Nuk është koha për larje duarsh në televizion, kur gjysma e popullit nuk ka ujë të rrjedhshëm. Kjo është shfaqje, është tallje”, tha Basha. Më tej, kryetari i selisë blu i bëri thirrje Kryeminist­rit Rama, që t’i vërë në dispozicio­n stafit mjekësor pajisjet më të fundit teknologji­ke, të cilat nxjerrin rezultatet e testeve të pacientëve në një kohë më të shkurtër se aktualisht. Nëse për momentin, për të marrë përgjigjen e një analize duhen 3 orë, sipas kryedemokr­atit, pajisjet e reja e bëjnë për 45 minuta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania