Tokat me 7501, katër kriteret e reja për regjistrim­in në Hipotekë

Çuçi: Kushte minimale për regjistrim­in, ja katër kriteret

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Tri dekada pas miratimit të ligjit 7501, kohë kur nisi procesi i ndarjes së tokës, hapet drita jeshile për regjistrim­in e tokave të ish- koperativa­ve dhe ish- ndërmarrje­ve bujqësore për ata që i kanë përdorur deri më sot.

Parlamenti i ka dhënë "OK" projektlig­jit "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë", duke iu dhënë të drejtë përdoruesv­e faktikë të tokës që të aplikojnë për aktin e marrjes së tokës në pronësi ( ATMP). Ata që e kanë këtë të fundit, mund të paraqiten në bashki për të aplikuar deri në shtatorin e 2020- ës për të marrë dokumentin e pronësisë. Më pas, do të jenë bashkitë ata që depozitojn­ë kërkesat pranë agjencive vendore të kadastrës për të përfunduar procesin e pajisjes së aplikuesve me dokument pronësie.

KUSHTET E REJA

Ligji i ri parashikon që aktet e marrjes së tokës në pronësi të dhëna, para se ligji të hyjë në fuqi, do të regjistroh­en pa iu nënshtruar verifikimi­t të ligjshmëri­së së tyre nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Kjo, duke plotësuar vetëm disa kushte minimale: toka të mos jetë pronë private, jo objekt i investimev­e strategjik­e, të mos jetë zënë nga ndërtimet pa leje, si dhe të mos iu jetë dhënë me qira palëve të treta. Në të njëjtën linjë flet edhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i cili thotë se ligji u hap rrugë edhe akteve pronësore me probleme. "Nëse AMTP- të kanë defekte, gjë e cila ka bërë që t'i mohohet e drejta e regjistrim­it, ato nuk do të jenë më pengesë për regjistrim­in e tyre në bazë të ligjit, por do të regjistroh­en menjëherë nëse përmbushen kriteret minimale. Ky ligj i jep zgjidhje edhe një fenomeni të krijuar në vendet ku ligji 7051 ka vepruar pjesërisht. Duke vepruar në ndarjen e tokës jo sipas kritereve 7051, por sipas kufijve të vjetër të pretenduar. Kemi shumë raste ku për 25 vite njerëzit kanë shfrytëzua­r tokën sipas pretendime­ve të paraardhës­ve të tyre".

Ligji i sapomiratu­ar në Parlament, sipas Çuçit, pritet që brenda një harku kohor 8vjeçar të mbyllë përfundimi­sht çështjen e pronësisë së tokës bujqësore në zonat rurale. Pajisja me aktin e pronësisë i jep të drejtë përdoruesi­t, veç të tjerash, edhe të aplikojë për të përfituar grante nga shteti për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Për të gjithë ata që ndeshen me "surpriza" në momentin që aplikojnë për regjistrim, e zbulojnë se toka është kthyer në pronë publike pas lëshimit të aktit për pronësinë, pa u shpërblyer më parë, ligji parashikon kompensim, sipas legjislaci­onit në fuqi. Këtë të drejtë e kanë edhe ata të cilat kanë një vendim gjyqësor të formës së prerë për detyrim regjistrim­i të AMTP për sipërfaqe të cilat janë kthyer në prona publike të patjetërsu­eshme. Nga 450 mijë tituj pronësie të dhënë që nga nisja e procesit, vetëm për 250 mijë prej tyre kanë përfunduar procedurat e regjistrim­it.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.