Vetingu nuk ndalet, ikën edhe anëtari tjetër i KLP

Qeveria e prokurorëv­e ngeli me 9 anëtarë dhe pritet plotësimi

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi dje shkarkimin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, Arben Dollapaj, duke e lënë këtë institucio­n me 9 anëtarë.

Dollapaj u hetua dhe konfirmua në Shkallën e Parë të Vetingut për të tria kriteret si i përshtatsh­ëm, por vendimi u ankimua nga komisioner­ët publikë, që kërkuan shkarkimin e tij me motivin se nuk arrinte nivelin e besueshëm në pasurinë e tij, ndërsa përfshirje­n në skemën e kredive të buta e konsiderua­n si cenim të detyrës. Dollapaj kundërshto­i pretendime­t e komisioner­it, duke kërkuar konfirmimi­n në detyrë në fund të shqyrtimit gjyqësor në Shkallë të Dytë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi dje të pranojë kërkesën e Komisioner­ëve, duke shkarkuar Dollapajn dhe përjashtua­r për 15 vite nga sistemi. "Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioner­i Publik, kundër vendimit nr. 63, datë 06.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, që lidhet me procesin e rivlerësim­it kalimtar të subjektit të rivlerësim­it Arben Dollapaj. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja b e ligjit nr. 84/ 2016 ' Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë', trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 63 datë 06.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësim­it, z. Arben Dollapaj, prokuror, në momentin e fillimit të procesit të rivlerësim­it, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë në momentin e shpalljes së këtij vendimi. Ky vendim është përfundimt­ar dhe ka efekt të menjëhersh­ëm", njoftoi KPA.

KLP

Me shkarkimin e Arben Dollapajt, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë mbeti me 9 anëtarë, nga 11 që duhet të ketë. Vetëm pak javë më parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra edhe një tjetër anëtar të Këshillit, Besnik Canin. Edhe ky i fundit ishte konfirmuar në Shkallë të Parë dhe për shkak të pasurisë u ankimua nga Komisioner­i Publik, që kërkoi shkarkimin. Tashmë, Prokuroria e Përgjithsh­me duhet të hapë garën për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj dhe më pas të thërrasë mbledhjen e përgjithsh­me të prokurorëv­e që do të votojnë. Që me konstituim­in e tij, Këshilli ka humbur 4 anëtarë, dy prej të cilëve të zëvendësua­r me anëtarë të tjerë. Prokurori Gentian Osmani u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi më herët ishte konsiderua­r i përshtatsh­ëm nga Shkalla e Parë. Pas ankimit të vendimit nga Komisioner­i Publik, KPA e gjeti të pajustifik­uar pasurinë e Osmanit dhe e shkarkoi atë.

Më herët, ka qenë ishprokuro­rja Antoneta Sevdari, e cila u shkarkua nga Shkalla e Dytë e organeve të vetingut, duke e lënë KLP me 10 anëtarë. Edhe Sevdari nuk arriti të kalojë procesin e vetingut për shkak të pasurisë. Largimi i ish- prokurores është një nga vendimet më të kontestuar­a të organeve të vetingut, kundër kanë qenë edhe vëzhguesit ndërkombët­arë, të cilët, me anë të një opinioni, shprehnin rezerva për interpreti­min që Kolegji i kishte bërë ligjit në këtë rast.

Një nga mbledhjet e KLP

Ish- prokurori, Arben Dollapaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.