Të përndjekur­it, lista me emrat që marrin këstin e tretë të dëmshpërbl­imit

Financat kanë publikuar trashëgimt­arët që kanë gati pagesën

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Ministria e Financave ka publikuar dosjet e trashëgimt­arëve që janë në radhë për këstin e tretë të dëmshpërbl­imit. Janë mbi 10 mijë familje, të cilat për të marrë pagesën, kanë detyrimin që të bëjnë plotësimin e dosjes me dokumentac­ionin e nevojshëm. Veç numrit të llogarisë, familjarët e të dënuarve që kanë emrin në listë, duhet të dorëzojnë kopje të kartës së identiteti­t, dëshmi trashëgimi­e, certifikat­ë të trungut familjar dhe certifikat­ë vdekjeje. Për plotësimin e dosjes, familjarët kanë tre muaj afat. Për kryerjen e çdo pagese, do të ndiqet rendi kronologji­k, çka do të thotë se ata që e kanë marrë të parët këstin e parë, do të jenë të parët që do të përfitojnë edhe këstin e tretë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.