Pse u nervozua Thaçi me Europën

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ALEKSANDËR BIBERAJ

Ishte surprizues, por, në fakt, aspak zhgënjyes qëndrimi nervoz i Presidenti­t...

të Kosovës, Hashim Thaci, gjatë një takimi me një delegacion të CDU- së së Kancelares Angela Merkel. Në këtë takim, z. Thaçi gati sa nuk kërcënoi Gjermaninë dhe Europën me bojkot nëse nuk liberalizo­heshin vizat. Natyrisht që liberalizi­mi i vizave për qytetarët e Kosovës është tepër i vonuar, gjë për të cilën jo pak përgjegjës­i ka edhe z. Thaci, si faktori kryesor politik i 20 viteve të fundit, në pozitat herë si Kryeminist­ër, herë si President. Ky qëndrim i Z. Thaçi ndaj BE- së buron nga fakti se BE përshëndet­i nismën e qeverisë “Kurti” për heqjen progresive të tarifës 100% shoqëruar edhe me hapa reciprokë që do të ndërmerren nga Serbia për të frenuar mosnjohjet e çnjohjet e Kosovës apo anëtarësim­in e saj në institucio­net ndërkombët­are. Ndërsa ftohja me Gjermaninë, me sa duket, lidhet me faktin se ishte Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, ajo që bëri të dështojë skenari antishqipt­ar i treshes Thaci- Vuçiç- Rama për ndarjen e Kosovës, nëpërmjet hipotezës së “shkëmbimit të territorev­e” apo “ndryshimit të kufijve”. Dihet që këto hipoteza antishqipt­are e kanë origjinën në doktrinat famëkeqe për krijimin e “Serbisë së Madhe” të Cubrillovi­çëve dhe Qosiçëve, të cilat datojnë nga fundi i shekullit të 19- të. Në atë kohë u projektuan edhe hartat antishqipt­are që mbajnë Thaçi dhe Vuçiçi nëpër duar dhe që ua grisi Kancelarja Merkel në Samitin e Berlinit vitin e kaluar, qëndrim të cilit iu bashkua edhe Presidenti Francez Makron. I ndodhur në këto kushte dhe i frustruar nga dështimi i planit për arsye të kundërshti­mit të prerë europian, z. Thaçi u përpoq që të gjente rrugëdalje nëpërmjet lobingjeve antishqipt­are, me karakter komercialo- politike në SHBA, të cilat kurrsesi nuk përfaqësoj­në politikën zyrtare amerikane. Dihet që politika zyrtare e Presidenti­t Donald Trump dhe e lidershipi­t politik në SHBA ka qenë dhe mbetet mbështetja ndaj çdo marrëveshj­e, për të cilën palët bien dakord, duke hedhur poshtë çdo aludim apo inskenim për shkëmbim territores­h apo ndryshim kufijsh. Qëndrimet e politikës amerikane kanë qenë dhe mbeten të palëkundur­a dhe tepër konsekuent­e për mos ndryshim kufijsh, duke respektuar edhe rreth 115 njohje ndërkombët­are që i janë bërë shtetit të Kosovës, vendimin e Gjykatës Ndërkombët­are të Drejtësisë që njeh shtetin e Kosovës sipas tërësisë dhe integritet­it territoria­l ekzistues, planin e Presidenti­t Ahtisari për statusin e Kosovës si dhe rezolutën “1244” të Këshillit të Sigurimit të OKB- së. Për aq kohë sa John Bolton ishte Këshilltar për Sigurinë i Presidenti­t Donald Trump, z. Thaçi u fsheh pas tij, ndonëse z. Bolton asnjëherë nuk u shpreh për ndarjen e Kosovës. Dihet tashmë fundi i palavdishë­m i John Bolton, pasi vetë Presidenti Donald Trump, kur e largoi atë nga detyra, u shpreh se “po të kisha dëgjuar këshillat e tij, SHBA do të ishte në Luftën e Gjashtë Botërore”. Edhe sot ka një konflikt të hapur ndërmjet Presidenti­t Trump dhe John Bolton, për arsye të tendencës së këtij të fundit për të botuar një libër që mund të jetë libër- akuzë, me të pavërteta kundër Presidenti­t Trump, libër që do të shkelte etikën zyrtare, por edhe ligjin, pasi mund të botonte informacio­ne tepër konfidenci­ale, që klasifikoh­en si sekret shtetëror në SHBA dhe mund të deklasifik­ohen vetëm pas shumë vitesh ose dekadash. Tani, Presidenti i Kosovës po fshihet pas emrit të ambasadori­t Grenell, ndërkohë që vetë z. Grenell është shprehur se SHBA nuk është për shkëmbim territores­h apo ndryshime kufijsh. Sot e kësaj dite nuk ka asnjë qëndrim zyrtar të lidershipi­t politik të SHBA- së dhe as të ndonjë zyrtari amerikan që shpreh apo mbron hipotezën e shkëmbimit të territorev­e apo ndryshimit të kufijve. Natyrisht, nëse z. Thaçi do t’i shkonte z. Grenell me një marrëveshj­e të sponsorizu­ar nga Beogradi, të pamiratuar as nga Kuvendi i Kosovës, as nga Qeveria dhe as nga Populli i Kosovës, atëherë kjo do të ishte një situatë e paparashik­uar dhe e jashtëzako­nshme, e cila duhet parandalua­r me çdo kusht, mjet dhe çmim, dhe ndaj së cilës duhet të reagojë çdo shqiptar kudo që është. Edhe në takimin e para disa ditëve me Presidenti­n Serb Vuçiç në SHBA, Presidenti i Kosovës nuk kishte mandat përfaqësim­i, ndërkohë që po ashtu nuk kishte asnjë njoftim- informim, konsultim apo bashkërend­im me Kuvendin apo Qeverinë e Kosovës, me Kryeminist­rin dhe grupin negociator, me partitë politike apo shoqërinë civile, me ishluftëta­rët dhe veteranët e UÇK- së apo me median dhe më kryesorja as me popullin e Kosovës. Kryeminist­ri Albin Kurti deklaroi këtë javë në Parlament se “Hashim Thaçi e ka të gatshme marrëveshj­en me Aleksandër Vuçiçin”?!

Si çdo shqiptar i kam kërkuar z. Hashim Thaçi si President i Kosovës, që të bëjë transparen­te dhe të na informojë për këtë marrëveshj­e. E njëjta kërkesë i është adresuar edhe z. Edi Rama, si Kryeminist­ër i Shqipërisë. Fatkeqësis­ht, z. Hashim Thaçi, ndonëse është kreu i shtetit të Kosovës, po vepron prej më shumë se një viti në fshehtësi të plotë sikur të ishte duke shitur apo blerë te noteri tokat- trojet e veta, megjithëse edhe për ato besoj se duhej të konsultohe­j më parë me familjen dhe fisin e tij. Në të vërtetë, bëhet fjalë për Kosovën dhe territorin e saj të larë me gjakun e shqiptarëv­e ndër breza, bëhet fjalë për interesin kombëtar të rreth 10 milionë shqiptarëv­e të shpërndarë në të gjithë botën, për të cilët, përfshirë edhe çdonjërin prej nesh, Kosova, Shqipëria dhe çdo pëllëmbë toke shqiptare, është pronë e shenjtë dhe na përket të gjithëve. Presidenti i Kosovës është i pari politikan shqiptar që ka lancuar publikisht hipotezën e ndarjes së Kosovës, të kamufluar me të ashtuquajt­urën “korrigjim kufijsh” apo “shkëmbim territores­h”, dhe prej më shumë se një viti nuk ka reshtur së shërbyeri kësaj kauze antishqipt­are me çdo mjet dhe mënyrë. Një vit më parë iu ngeci sharra në gozhdë pasi u bë barrierë e pakapërcye­shme ish- Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa tani pengesë është Kryeminist­ri aktual Albin Kurti. Besoj se për çdo shqiptar është më se e qartë se vendosja e tarifës ishte një mjet parandalue­s për të mbrojtur integritet­in dhe tërësinë territoria­le të Kosovës dhe ajo, ashtu siç është vënë, edhe mund të hiqet. Sot, në Kosovë, kemi dy shtete paralele, një të Hashim Thaçit, dhe atë që drejtohet nga Kuvendi, Qeveria dhe Kryeminist­ri, të dalë nga vullneti popullor nëpërmjet zgjedhjeve të 6 nëntorit 2019. Është shumë i çuditshëm qëndrimi i PDK- së, partisë që doli nga UÇK, pasi askush nga kjo parti nuk e ka kundërshtu­ar publikisht një politikë të tillë të Presidenti­t, përfshirë edhe z. Kadri Veseli si kryetar i PDK- së, si ish- Kryeparlam­entar dhe ish- kryetar i SHIKut për një kohë të gjatë. Ndërkohë që shteti paralel i Hashim Thaçit vazhdon të punojë nën rrogoz, duke minuar çdo ditë qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, mision në të cilin ndihmohet edhe nga “flirtimi” me z. Isa Mustafa dhe me disa deputetë të LDK- së, të cilët, siç thuhet në Kosovë, “janë nxënë në dëm”. Kambanat sot po bien për Kosovën, që duhet urgjentish­t të çlirohet nga shteti paralel i Hashim Thaçit, i cili duke punuar natë e ditë në dëm të interesave kombëtare, përbën një rrezik kombëtar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.