Johnson refuzon izolimin si Italia: Janë vendime presioni

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Britania ka shënuar viktimën e dhjetë nga koronaviru­si. Kryeminist­ri britanik, Boris Johnson, i cili po akuzohet për veprim të vonuar pasi ende nuk ka ndaluar pjesëmarrj­en e tifozëve në stadiume dhe po mban shkollat hapur, tha se shumë të tjerë do të vdesin dhe më shumë se dhjetë mijë njerëz mund të jenë aktualisht të infektuar në Britani. “Politikanë­t dhe qeveritë në botë janë nën presion të fortë sepse atyre u kërkohet të veprojnë, kështu ndonjëherë marrin vendime që nuk janë të domosdoshm­e shkencëris­ht”, tha Johnson, kur u pyet pse nuk merr masa që tani si Italia. Ai pranoi se kjo është kriza më e keqe shëndetëso­re e një gjenerate dhe pohoi se Mbretëria e Bashkuar nuk është më në fazën e përmbajtje­s së virusit. Është në fazën e vonimit të virusit, pasi është më i rrezikshëm se gripi i zakonshëm. Por ai refuzoi të marrë masa më drastike, si të mbyllë shkollat, edhe pse ekspertët thanë se kjo mund të ndihmojë. Ndryshe, Skocia ka marrë vendim për të zbatuar masa më të rrepta parandalue­se duke mbyllur shkollat dhe duke ndaluar tubimet. Qindra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në festivalin “Cheltenham” këtë javë me gjithë paralajmër­imet se tubimet e mëdha publike nuk duhet të ndiqen pasi rrezikohet përhapja potenciale e virusit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.