MACRON: KRIZA MË E KEQESHËNDE­TËSORE NË NJË SHEKULL

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar mbylljen e të gjitha shkollave dhe universite­teve franceze që nga e hëna, pasi vendi po sheh një rritje të infeksione­ve dhe vdekjeve nga pandemia e koronaviru­sit. Në një fjalim drejtuar kombit të enjten në mbrëmje, Macron e përshkroi përhapjen e sëmundjes si “krizën më të rëndë shëndetëso­re në Francë për një shekull”. Ai tha që kishte vendosur pasi u këshillua me ekspertë shkencorë, se nuk do të kishte vonesa ose anulim të zgjedhjeve lokale dy të dielave të 15 dhe 22 marsit, sepse ishte e rëndësishm­e “të sigurohet vazhdimësi­a e jetës sonë demokratik­e dhe institucio­net”. Macron pohoi se vendi ishte “vetëm në fillimin e epidemisë”. Zyrtarët dhe mjekët thanë se Franca ka të ngjarë të përballet me një rritje të rasteve, të ngjashme me atë të përjetuar nga Italia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.