SPANJË, 800 RASTE NË 24 ORË, MBRETI E QEVERIA BËJNËTESTI­NECOVID- 19

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Mbreti i Spanjës dhe kabineti i qeveritar u testuan për koronaviru­sin dhe skuadra e futbollit Real Madrid hyri në karantinë me virusin që vazhdon të përhapet me shpejtësi. Spanja ka regjistrua­r 3,004 raste deri mbrëmjen e së enjtes, një rritje prej më shumë se 800 të infektuar në më pak se 24 orë, nga të cilat pothuajse gjysma ishte në Madrid. Në mbarë vendin, 86 njerëz kanë vdekur, nga 47 të mërkurën, ndërsa 189 janë shëruar. Pedro Sanchez, Kryeminist­ri, bëri thirrje për mbylljen e të gjitha shkollave të vendit dhe që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa shpalli një plan prej 18 miliardë eurosh për të ndihmuar shërbimet shëndetëso­re. Irene Montero, ministrja e Barazive, ka kontraktua­r tashmë virusin, duke bërë që i gjithë kabineti qeveritar dhe familja mbretërore t’u nënshtrohe­n testeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.