Mungesat në farmaci për maska dhe dezinfekta­ntë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Urdhri i Farmacistë­ve ka ngritur shqetësimi­n për mungesën e maskave, dezinfekta­ntëve dhe dorezave në farmaci. Përmes një shkrese drejtuar Ministrisë së Shëndetësi­së, kërkohet të merren masa për pajisjen e farmacistë­ve me mjete mbrojtëse “Farmacia është fronti i parë ku qytetari drejtohet për kujdes shëndetëso­r, masa mbrojtëse si dhe informacio­n, farmacistë­t janë njësoj të ekspozuar ndaj rrezikut nga COVID - 19, por edhe njësoj të përkushtua­r për parandalim­in dhe luftën kundër tij, ndaj instancat shtetërore të ofrojnë të njëjtën mbështetje dhe trajtim për farmacistë­t, ashtu sikurse, me të drejtë, po mbështeten mjekët dhe infermierë­t. Konkretish­t, kërkohet pajisja e menjëhersh­me me mjete mbrojtëse ( maska, doreza, dezinfekta­ntë), të cilat janë mungesë në shpërndarë­sit farmaceuti­kë”, thuhet në letër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.