Zgjerohet rrethi i të infektuarv­e në Durrës, 2 paciente në karantinë

Pasi rezultuan pozitive, dy pacientet vetëkarant­inohen në shtëpi bashkë me familjen e tyre nën monitorimi­n e stafit mjekësor

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Rritet numri i të prekurve me COVID- 19 në Durrës. Dje u zbuluan dy raste të tjera.

Bëhet fjalë për dy pacientet që qëndruan në të njëjtën dhomë me 73- vjecaren, e cila ndërroi jetë mesditën e së mërkurës, në tentativë për t'u transportu­ar drejt kryeqyteti­t për mjekim të specializu­ar. Rezultatet e analizave treguan se ato janë të infektuara me koronaviru­s, ndërsa dyshohet që mbartësi të jetë pikërisht 73- vjecarja nga Shënvlashi i Durrësit. Mësohet se personat e prekur janë një grua 84- vjeçare dhe një 65 vjeçe, të dyja banore të qytetit bregdetar, që vuajnë nga sëmundje kronike.

TË KARANTINUA­RA

Të dyja pacientet janë karantinua­r bashkë me familjet e tyre. Djali i njërës prej tyre e paralajmër­oi një fakt të tillë gjatë një prononcimi për mediat, ku theksoi se kishte dyshime se nëna e tij ishte prekur me koronaviru­s. Sipas tij, nëna dhe pacientja tjetër kanë qëndruar për rreth katër ditë në të njëjtin ambient me Xh. G., e cila është edhe viktima e parë dhe për fat të mirë e vetmja deri më tani. Burime thanë për gazetën se aktualisht gjendja shëndetëso­re e dy pacienteve të prekura është e stabilizua­r dhe po mbahen nën monitorim të stafit mjekësor. Parametrat e tyre janë të pandryshua­ra që prej paradites së djeshme, çka do të thotë se stafi mjekësor e ka situatën nën kontroll të plotë.

FAMILJA

Sa u përket personave të tjerë, kryesisht familjarëv­e dhe të afërmve që u kanë qëndruar pranë atyre dhe që i kanë vizituar në spital, nuk dihet nëse janë të infektuar ose jo. Ata janë urdhëruar të vetëkarant­inohen nëpër banesat e tyre, në mënyrë që nëse janë të infektuar, të mos e transmetoj­në te të tjerët. Edhe familjarët e viktimës 73vjeçare janë vetëkarant­inuar dhe për më tepër nuk dihet se kur do të kryhet ceremonia mortore e saj. Kufoma e saj vazhdon të mbahet në morgun e Spitalit të Durrësit në dhomë frigorifer­ike deri në momentin që do të kryhen të gjitha procedurat për tërheqjen e trupit të saj. Ende nuk është vendosur se kur apo si do të zhvillohet varrimi i 73- vjeçares me apo pa ceremoni mortore, por ajo që është e sigurt është se në banesën e fundit ajo do të dërgohet me arkivol hermetik.

TË DYSHUAR

Viktima e parë e shënuar nga koronaviru­si në Durrës dy ditë më parë, dyshohet se mund të ketë infektuar disa persona. Këta mund të jenë nga stafi mjekësor që u ka shërbyer më herët tri pacienteve në fjalë, tashmë të prekura nga Covid- 19. Ndërkohë, ditët në vijim, dyshohet se rrethi i të infektuarv­e me koronaviru­s mund të zgjerohet dhe të marrë përmasa të frikshme në qytetin bregdetar. Kjo, për shkak se qytetarë të shumtë të kthyer nga Italia nuk kanë marrë masa më herët që të vetëkarant­inohen për mospërhapj­en e këtij virusi. Rastet që kërkojnë ndihmë në spital dhe që shprehen se kanë simptoma të virusit të ri, janë të shumta. Por, mostra u merren vetëm personave që shfaqin komplikaci­one të shumta dhe serioze për jetën. Pasi konfirmohe­n me koronaviru­s, ata këshillohe­n që të vetëkarant­inohen në banesë, deri në momentin që virusi të jetë zhdukur. Ndërkohë, familjarët e dy të prekurave të fundit në qytetin e Durrësit janë vetëkarant­inuar në banesë, në mënyrë që të mos infektojnë persona të tjerë.

Spitali Infektiv në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.