U trajtuan dy të infektuara­t, stafi mjekësor rezulton negativ

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Mjekë e infermierë që kanë trajtuar rastet e dy të infektuara­ve më sipër dhe viktimës 73- vjeçare, pas analizave, kanë rezultuar negativë nga virusi COVID- 19. Ata kishin kontakte të vazhdueshm­e me 73- vjeçaren Xh. G., e cila qëndroi katër ditë në reparte të ndryshme, ndërkohë që nuk dihej se ajo ishte e infektuar me COVID- 19. Pra, nga 52 persona të testuar, vetëm dy pacientet që ndodheshin në dhomë me 73- vjeçaren rezultuan pozitivë. Por pavarësish­t se rezultuan negativë, ndërkohë stafi mjekësor duhet të qëndrojë i vetëkarant­inuar nëpër banesat e tyre. Edhe personave të tjerë që dyshoheshi­n se ishin infektuar janë urdhëruar të vetëkarant­inohen. Pavarësish­t se rezultatet e analizave për këta persona rezultuan negative, burime thanë për gazetën se autoritete­t po mbajnë të fshehur numrin e vërtetë të personave të prekur, në mënyrë që të mos shkaktojnë panik në popullatë.

PANIKU

Fakti që 73- vjeçarja ka qëndruar për disa ditë në Spitalin e Durrësit, stafi është mbërthyer nga paniku, pasi dyshojnë se janë infektuar nga COVID- 19. Arsyeja e vetme përse 73- vjeçarja nuk infektoi në masë persona të tjerë është sepse ajo që në momentin e parë që ka mbërritur në spital, i është vendosur maska e oksigjenit. Kjo ka bërë që të mos infektohen persona të tjerë, të cilët kanë pasur kontakte me të, përveç dy pacienteve që qëndruan për disa ditë në të njëjtin ambient me të. "Na mori drejtoresh­a ( Nadire Jani), na tha që nuk ka asnjë të infektuar, por analizat janë bërë individual­e. Përgjigjet i duam individual­e, të na i nisin t'i shohim. Drejtoresh­a na tha që do të qëndrojmë për 14 ditë në karantinë. Nuk do të shkojmë në punë. Pse kur nuk jemi të infektuar duhet të qëndrojmë në karantinë për 14 ditë si repart?! Ky është reagimi i infermierë­ve të Spitalit Durrës, të cilët kanë pasur ndikim të drejtpërdr­ejtë me 73- vjeçaren që ndërroi jetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.