Djali i së infektuarë­s: Qëndrova 4 ditë në një dhomë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Familjarët e dy pacientëve të tjera që kanë qëndruar për disa ditë në dhomë me 73vjeçaren e prekur nga koronaviru­si janë të mbërthyer nga paniku dhe janë vetëkarant­inuar. Një prej familjarëv­e të pacientëve është Shkëlqim Buziu, i cili ka qëndruar për disa ditë në dhomën e 73- vjeçares, pasi njëra nga dy pacientet e tjera ishte nëna e tij 84- vjeçare. Buziu shprehet se në dhomën numër 3 të repartit të Patologjis­ë ku ishin të shtruara zonja e prekur nga koronaviru­si dhe dy pacientet e tjera kanë hyrë dhe kanë dalë shumë persona të tjerë, të rinj e të moshuar që vinin të takonin pacientët në dhomë. Ndërkohë, ai shton se vetë ka qëndruar për plot 4 ditë në atë dhomë pranë nënës së tij. Buziu thotë se ISHP ka marrë kampione për analiza vetëm ato të nënës së tij, ndërsa të familjarëv­e që kanë qëndruar atje, nuk janë marrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.