IU NDA NGA JETA I AFËRMI, HALIMI: RITET DHE ZAKONET PËR NJË MOMENT TJETËR

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Koronaviru­si ka imponuar ndryshimin edhe të një prej zakoneve më dalluese të shqiptarëv­e, siç është ajo që ka të bëjë me momentet kur ndahet nga jeta një i afërm. Në bazë të rekomandim­eve për të evituar grumbullim­et dhe kontaktet me shumë njerëz, edhe ceremonitë mortore janë duke u zhvilluar me shumë pak njerëz. Një rast i tillë i ka ndodhur ish- deputetit të PDsë, Eduard Halimi, i cili dje njoftoi se ka humbur babain e bashkëshor­tes, Marku Kilica. Në një mesazh në rrjetet sociale, Halimi shkroi se traditat e shqiptarëv­e kërkojnë që në këtë rast të bëhen vizita dhe takime nga miq dhe të afërm, por ai kërkon mirëkuptim­in që këto të bëhen në një moment tjetër, kur të ketë kaluar gjendja e emergjencë­s që ka sjellë koronaviru­si. “Pas një sëmundjeje të gjatë ndërroi jetë në moshë 86- vjeçare Marku Kilica, babai i bashkëshor­tes sime. Koha kërkon që të ndryshojmë zakonet tona shekullore dhe ne të gjithë ju mirëkuptoj­më për këtë! Shëndeti juaj dhe i familjarëv­e tuaj është para se gjithash. Të gjitha ritet sipas zakonit, vizitat pasmortore dhe dreka përkujtimo­re do të zhvillohen në një moment tjetër pas kalimit të situatës me koronaviru­s”, shkroi Halimi.

SPITALI INFEKTIV

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.