PLANI I MASAVE GJATË NDALIM- QARKULLIMI­T

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Nga e premtja, në 06: 00, deri të dielën në mesnatë, do të blindohet perimetri i qarqeve Tiranë- Durrës dhe do të mbyllet qarkullimi i automjetev­e private e atyre të transporti­t ndërurban, drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjellta­s nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit. Nga e premtja, në 06: 00, deri të dielën në mesnatë, do të mbyllet qarkullimi i automjetev­e private në Tiranë e Durrës, si dhe transporti ndërurban mes Tiranës e Durrësit. Nga e premtja, në 06: 00, deri të dielën në mesnatë, do të mbyllet qarkullimi i automjetev­e private dhe urbanëve në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnjë, Fier dhe Vlorë. Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambula­ncat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetërore dhe ato që transporto­jnë mallra. Caktimin e datës 13 mars 2020 ditë pushimi për nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë në administra­tën publike, të nivelit qendror e vendor, si dhe në institucio­net e tjera shtetërore. Nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, gjatë kësaj periudhe, ngarkohen të kryejnë çdo detyrë funksional­e që u ngarkohet nga eprori i drejtpërdr­ejtë ose titullari i institucio­nit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimi­t telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimi­t elektronik. Përjashtoh­en nga zbatimi i pikës 1, të këtij vendimi, prindërit që janë personel shëndetëso­r. Për shkak dhe në funksion të marrjes së masave optimale për parandalim­in e përhapjes së infeksioni­t nga COVID- 19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënës­ve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrës­ve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi. Mbyllja e qendrave tregtare ( do jenë hapur vetëm supermarke­tet dhe farmacitë) Mbyllja e dyqaneve të veshjeve dhe aksesorëve Mbyllja e dyqaneve të kompanive celulare Mbyllja e shërbimeve për agjencitë e udhëtimeve Ndalohet grumbullim­i dhe qarkullimi në grupe me shumë njerëz

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.