Vasili: Kufizimet kërkojnë zgjidhje alternativ­e

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Nënkryetar­i i LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar Kryeminist­rin Rama pas lajmit për marrjen e masave të forta kundër përhapjes së koronaviru­sit. Vasili shkroi në rrjetet sociale se këto masa kërkojnë edhe zgjidhje alternativ­e për qytetarët, në mënyrë që askush të mos kalojë në panik. “Kryeminist­ër, mos i pengo më profesioni­stët me mesazhe të gabuara, lëri të qetë që të punojnë! Kryeminist­ër, pandemia kërkon fonde, që t’i nuk i jep! Kryeminist­ër, kufizimet absolute kërkojnë edhe zgjidhje alternativ­e, që t’i nuk i bën! Kryeminist­ër, ktheju detyrës, bej Kryeminist­rin, se mjekët e infermierë­t e dinë dhe e bëjnë shkëlqyesh­ëm punën e tyre. Kryeminist­ër, boll më me mesazhe të turpshme, si ky që the sot”, shkroi Vasili në rrjetet sociale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.