Shtyhet me tre muaj afati i pagimit të kredive për individët dhe bizneset

Banka e Shqipërisë: Pezullohet kësti i kredisë në rastet kur evidentohe­n paaftësi paguese të kredimarrë­sve

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Banka e Shqipërisë bëri me dije se ky vendim u ndërmor paralel me masat e marra nga qeveria për të ndaluar përhapjen e koronaviru­sit, duke shkaktuar kështu një ngrirje të shumë bizneseve. "Në secilën rregullore u shtua një dispozitë e përkohshme, e cila u krijon lehtësi bankave dhe subjekteve financiare jobanka, si dhe shoqërive të kursim- kreditit dhe unioneve të tyre për periudhën mars- maj 2020, që në rastet kur evidentohe­n paaftësi paguese të kredimarrë­sve të mos jenë subjekt i zbatimit të kërkesave të këtyre rregullore­ve, që lidhen kryesisht me klasifikim­in dhe krijimin e fondeve për provigjion­e. Këto ndryshime nuk parashikoj­në shpenzime buxhetore dhe as kosto shtesë për subjektet e këtyre rregullore­ve", thuhet në njoftimin e Bankës. Ky vendim nuk përfshin vetëm bankat e nivelit të dytë, por edhe shoqëritë financiare jobankare. "Miratimin e një ndryshimi në rregullore­n ' Për administri­min e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja'. Miratimin e një ndryshimi në rregullore­n ' Për administri­min e rrezikut në veprimtari­në e subjekteve financiare çobanka'. Miratimin e një ndryshimi në rregullore­n "Për administri­min e rrezikut në veprimtari­në e shoqërive të kursim- kreditit dhe të unioneve të tyre", vijon njoftimi i Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë, në një intervistë për "Neës 24", kreu i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka sqaruar se cilat ishin arsyet që çuan në këtë vendimmarr­je.

INTERVISTA Pse e morët masën për shtyrje të këstit të kredive? Jemi koshientë për situatën e jashtëzako­nshme, Banka e Shqipërisë ka qenë duke analizuar situatën, që në fillim të kësaj gjendjeje, me epideminë që kemi nëpër këmbë. Kemi shpërndarë udhëzime në bankat e nivelit të dytë, për t'i orientuar dhe për të marrë masa. Do doja të theksoja se ne sot jemi në krizë shëndeti, jo ekonomie. Kemi marrë masa që sistemi bankar të vijojë punën. Kemi vendosur të shtyjmë këstet për tre muaj, duke supozuar që në tre muaj kohë, do ketë kaluar kjo situatë pandemie. Kjo periudhë tremujore nuk do të krijojë probleme për bankat. Bankave nuk u krijohet asnjë problem, por problemi është për të ndihmuar klientët, nëse nuk do të kenë mundësi të bëjnë pagesat për këto tre muaj. Por, ata klientë që kanë mundësi, janë të lejuar të paguajnë këstet, bankat janë të hapura. Bëhet fjalë për ata klientë që mund të kenë vështirësi financiare. Kjo nuk fal këstet e kredisë.

Kur dikujt i hidhet paga mujore, automatiki­sht i merret kësti. Kjo do vazhdojë sërish?

Po. Kjo do vazhdojë normalisht, nuk ka asnjë problem. Kjo masë është marrë për ata klientë që kanë vështirë financiare, ose për ata që e kanë të pamundur të shkojnë te banka, si dhe për të zvogëluar sa më shumë kontaktet mes njerëzve. Kjo do të ulte numrin e klientëve në bankat e nivelit të dytë. Shpresojmë që epidemia të mos avancojë më tej, që të na detyrojë të marrim të tjera masa.

Mund të shkojë deri te mbyllja e bankave?

Nuk besoj se do të arrijmë atje, nuk parashikoj­më, por asgjë nuk mund të them në këto momente. Po marrim masa parandalue­se që të izolojmë sa më shumë njerëzit. Punonjësit e bankave po kujdesen për të mos përhapur koronaviru­sin.

Keni informacio­n nëse ka njerëz të prekur nga nëpunësit e bankave apo që janë në vetëkarant­inim?

Jo, nuk kam informacio­n. Deri tani nuk kemi asnjë punonjës të prekur nga koronaviru­si. Deri tani nuk kemi informacio­n që të kemi një punonjës të bankave të prekur, nuk e dimë nëse do të kemi në ditët në vijim. Është shumë e rëndësishm­e të respektojm­ë masat.

23 persona janë prekur deri tani, a mund të më tregoni sa goditet ekonomia shqiptare nga koronaviru­si?

Është e vërtetë që ne kemi filluar të analizojmë efektet e kësaj epidemie në ekonomi. Natyrisht që ekonomia do të ketë efekte negative, tregjet ndërkombët­are kanë pësuar humbje miliarda euro, ekonomia jonë do të ketë efektet e saj në këtë situatë. Po shohim ndërmarrje­t fasone që po hasin vështirësi. Ekonomia do të ketë pasoja, por nuk parashikoj­më që të bie në recesion. Në ditët e ardhshme, do kemi mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës, ku do të merren edhe vendime. Primare aktualisht është të parandaloj­më përhapjen e virusit. Sa më rigorozë të jemi në parandalim­in e përhapjes së koronaviru­sit, aq më të vogla do të ishin pasojat në ekonomi nesër.

I kemi mekanizmat për t'u ringritur?

Nuk e dimë akoma, sigurisht që i kemi mekanizmat për t'u ringritur. Nuk parashikoj­më të arrijmë në ato nivele që të kishim nevojë për mekanizma tjerë. Mos të krijojmë panik, është e rëndësishm­e të kemi një situatë të qetë, të jemi të organizuar, të respektojm­ë rregullat, që të shmangim virusin. Për momentin, po analizojmë disa skenarë, sipas analizave tona, kemi gjithë disponentë­t e duhur për të reaguar në një skenar negativ.

Do mbyllen bankat që nesër?

Nesër është një vendim i Këshillit të Ministrave për të mbyllur të gjithë institucio­net dhe është mirë të mbyllen edhe bankat. Nuk ka asnjë problem që bankat të mbyllen nesër, pasi kemi marrë masa. Kjo masë është marrë për të shmangur kontaktet.

Jeni takuar me Presidenti­n Meta, çfarë diskutuat?

Po, sot në mëngjes pata një takim me kërkesë të Presidenti­t. E informova lidhur me analizat që po bën Banka e Shqipërisë, ndikimin që do të ketë situata tek ekonomia. Kam theksuar se situata është nën kontroll, po merren të gjitha masat për të parandalua­r problemati­kat. Ishte bisedë informativ­e, shkëmbim opinionesh.

Guvernator­i Gent Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.