Rama: Do ndihmojmë financiari­sht, siç kanë bërë të gjitha shtetet

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryeminist­ri Rama tha se nuk do të mungojë ndihma financiare për ata që mbyllin bizneset, për shkak të koronaviru­sit. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, në emisionin "Opinion", Rama tha se qeveria e tij do të ndjekë shembullin e të gjitha vendeve të prekura. "Ne nuk do të bëjmë asgjë më shumë e asgjë më pak se ç'kanë bërë vendet e prekura nga koronaviru­si. Mua më kujtohet shumë mirë kur ra tërmeti, ndërkohë që ne duhet të përcillnim njerëzit për të nderuar ata që humbëm, nëpër media pyetej për buxhete. Unë di të them që ne jemi gati ta përballojm­ë këtë luftë, as më shumë e as më pak se gjithë vendet tjera. Shqiptarëv­e që janë në Shqipëri, nuk do t'u mungojë asgjë, edhe nëse do të ishin në një vend tjetër. Pastaj sa lekë e sa kështu, mund ta diskutoni me atë mikun që keni pas meje ( Lulzim Bashën)", tha Rama. Kreu i qeverisë tregoi se çfarë do të bëhet me aktivitete­t prodhuese. "Një masë e madhe prej nesh do të preken, por 80% e atyre që do të preken, nuk do ta marrin vesh nëse janë prekur. Kjo është e para. E dyta, duhet pasur parasysh se as Italia, edhe në kushtet që është, nuk i ka mbyllur aktivitete prodhuese, sepse është qartësisht e thjeshtë, nëse në këto aktivitete prodhuese do të merren masa, atëherë nuk ka asnjë diferencë me prekjen. Nesër fasonët e Call Center- at nuk do të jenë në punë. U jepet kohë të gjithë pronarëve të kompanive që të marrin masat, nuk kushtojnë sa mbyllja e aktiviteti­t. Janë masa që duhet t'i marrin për veten e tyre, familjarët e tyre dhe punonjësit e tyre. T'i ndihmojmë njerëzit të kuptojmë që maska nuk lahet, është njëpërdori­mshme", tha Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.