MASAT E POLICISE

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

1. Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06: 00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00: 00, të mos lejohet të qarkullojn­ë automjete të transporti­t ndërurban, automjetet private drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjellta­s, nga Tirana dhe Durrësi, në drejtim të zonave të tjera të vendit. 2. Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06: 00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00: 00, të mos lejohet qarkullimi i automjetev­e private brenda në qytetin e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës. 3. Qarkullimi i automjetev­e në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambula­ncat dhe automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror ( personeli shëndetëso­r dhe social dhe shërbimet mbështetës­e në strukturat e kujdesit shëndetëso­r, publike dhe jopublike, personeli i farmacive publike dhe jopublike, personeli që ofron shërbimet e furnizimit me ushqime, medikament­e, shërbimet e kateringut, shërbimet postare, zjarrfikës­e, funerale, energjisë, ujësjellës kanalizime, shërbimet private të ruajtjes së sigurisë së objekteve, shërbimet aeroportua­le dhe personeli i linjave ajrore), duke dërguar pranë adresës së e- mail- it: policiarru­[email protected] asp. gov. al, listën e personave të autorizuar dhe duke i paraqitur punonjësve të Policisë një kopje të këtij e- mail- i. 4. Qarkullimi i automjetev­e të personave me sëmundje kronike që kanë të planifikua­ra terapi mjekimi në spitale, duke provuar përmes një dokumenti nevojën për trajtimin e tyre, do të jetë i hapur. 5. Do të lejohen të qarkullojn­ë automjete të personelit të medias, duke paraqitur dokumentin e tyre të punësimit ose kartën e gazetarit. 6. Për qarkullimi­n vajtje- ardhje nga aeroporti i Rinasit, drejtuesi i automjetit duhet t'i tregojë punonjësit të Policisë biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë. 7. Marrja në automjetin e punës, e personave të familjes apo personave të tjerë, që s'kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësish­t e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda të parashikua­ra në legjislaci­onin përkatës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.