FAKTET E DENONCUARA NGA PD

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Vetëm ditët e fundit janë dy raste flagrante të denoncuara nga opozita dhe që, për fat të keq, rezultuan të vërteta. Është denoncimi i ish- Kryeminist­rit Sali Berisha për të moshuarën nga Durrësi që ndërroi jetë, e infektuar me koronaviru­s, por pa u trajtuar sipas protokolli­t. Është denoncimi i Partisë Demokratik­e për shpërndarj­en nga qeveria të 1.2 milionë maskave të skaduara për personelin shëndetëso­r. E vërteta është se qeveria, edhe sot që flasim, nuk ka tërhequr sasinë e maskave të skaduara të shpërndara për personelin mjekësor. Akoma shumica e mjekëve dhe e stafit shëndetëso­r, që përballen me qindra njerëz në ditë, punojnë të pambrojtur. E vërteta është se qeveria nuk ka vënë në dispozicio­n fondet e nevojshme për përballimi­n e situtës. 3.5 milionë dollarë janë asgjë para përmasave në rritje të krizës. Ky fond nuk mjafton as për të furnizuar me dizifektan­t qendrat shëndetëso­re dhe spitalet në të gjithë vendin. Qeveria vonoi me dy javë vendimmarr­jen për të mbyllur aktiviteti­n në ambiente që ka prezencë shumë të madhe të njerëzve, duke u kthyer në potencial të madh rreziku për përhapjen e virusit. Qeveria nuk mori asnjë masë për të siguruar që personat e ardhur nga Italia të vetëkarant­inoheshin për një periudhë 14- ditore, siç kërkon protokolli i sigurisë për mospërhapj­en e virusit. Në këtë moment që flasim, aktiviteti i bizneseve që kanë prezencë të madhe njerëzish në një ambient të mbyllur, si biznesi fason apo call center, vijojnë punën dhe nuk janë urdhëruar për mbyllje. 5. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të lehtësuar nga taksat, tarifat dhe sigurimet shoqërore/ shëndetëso­re, bizneset që janë urdhëruar të ndërpresin aktiviteti­n e tyre. 6. Qeveria nuk ka marrë masa për të mundësuar funksionim­in normal të linjës së urgjencës 127, e cila ka vështirësi për aksesim, për shkak të fluksit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.