Sekuestroh­en 613 kilogramë kanabis, pranga dy personave

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Policia sekuestroi 613 kilogramë lëndë narkotike gati për t'u trafikuar, ndërsa arrestoi 2 persona si posedues të saj. Operacioni policor i koduar "Godull" u finalizua pasditen e së mërkurës pranë bregdetit të Godullës në Kurbin. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve Safer Zela, 60 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Kurbin dhe Roland Sula, 28 vjeç, banues në fshatin Thumanë të Krujës. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur "Godull", Kurbin, në një ambient në pronësi të shtetasit Sefer Zela, gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 613 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, si dhe në një ambient tjetër, po në pronësi të këtij shtetasi, gjetën dhe një gomone. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Sefer Zela, është gjetur dhe sekuestrua­r një armë gjahu dhe 13 fishekë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, do trafikonin lëndën narkotike përmes detit, ndërsa vijon puna për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Sipas burimeve, Sefer Zela ishte peshkatar pranë bregdetit të Gotullës dhe ai së bashku me 28- vjeçarin e arrestuar mendohet të kenë qenë thjesht transportu­es të lëndës narkotike nga toka në det ku më pas do ta merrnin persona të tjera për ta dërguar drejt Italisë. Dëshmia e dy të ndaluarve dhe hetimet që kanë nisur pritet të zbardhin më tepër detaje rreth këtij aktiviteti kriminal dhe personave të përfshirë në këtë veprimtari.

Gomonia e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.