Refugjatët me imazhin e armikut në Greqi

Panorama (Albania) - - OPINION - D. W. SPIROS MOSKOVOU

Imazhe shqetësues­e na vijnë këto ditë nga Greqia: forcat e sigurisë po përdorin gaz lotsjellës në kufirin greko- turk në lumin Evros kundër refugjatëv­e dhe emigrantëv­e që përpiqen të vijnë në Europë. Natën, patrulla qytetarësh patrullojn­ë rajonin në kërkim të të huajve që mund të kenë hyrë në vend. Në ishullin Lesbos, banorë përpiqen të mbajnë larg bregut varka me refugjatë. Dhe jo larg kampit famëkeq të refugjatëv­e Moria, grupet e krahut të djathtë u bien në qafë anëtarëve të organizata­ve të ndihmave dhe rrahin gazetarët.

Pesë vjet pas krizës së parë të madhe të refugjatëv­e, Greqia tregon fytyrën e saj të dytë ndaj të huajve - përçmuese ndaj njeriut. Ditët e bukëpjekës­it të famshëm nga Kos, i cili shpërndant­e bukë për refugjatët dhe që u nderua me Çmimin Europian të Shoqërisë Civile, duket se kanë kaluar.

GREQIA, NË ETHE LUFTE

Që nga sulmi i të pashpresëv­e në kufirin verilindor të Greqisë, i inkurajuar nga hapja e pabesë e kufirit turk nga Presidenti Erdogan, Greqia ndodhet si në ethe lufte. Madje, edhe Presidentj­a e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tani ndihej e detyruar të bënte thirrje për një qasje të moderuar të forcave greke të sigurisë ndaj refugjatëv­e në Evros.

Përgjegjës­inë për këtë zhvillim e mban qartësisht qeveria konservato­re e Kryeminist­rit ndryshe kaq modern Kyriakos Mitsotakis, i cili, megjithatë, që në fillim dëshironte të ndiqte një kurs më të ashpër në problemin e refugjatëv­e. Zëdhënësi i qeverisë së tij, Stelios Petsas, tha pas ngjarjeve në Evros se vendi po përballet me një “kërcënim asimetrik”. Kjo terminolog­ji ushtarake e zgjedhur me qëllim e ktheu fletën: brenda natës problemi i refugjatëv­e në Greqi u bë një problem i sigurisë. Në përputhje me këtë ndryshoi edhe gjendja shpirtëror­e, që atëherë, mediat sociale, siç dihet, jo vend ku mblidhen politikish­t korrektët, vjellin vazhdimish­t komente raciste ndaj të huajve në vend, duke përfshirë edhe ofertat e DW për situatën e refugjatëv­e.

Pesë vjet pas vitit 2015, të duhet të konstatosh se Greqia e ka të vështirë ta mbajë nën kontroll sfidën e afro 110.000 refugjatëv­e, që ndodhen aktualisht në vend. Dhe kjo, pavarësish­t nga qëndrimi fillestar pozitiv i pjesëve të gjëra të popullatës dhe përkundër qindra miliona eurove që kanë hyrë nga Brukseli. Të dhëna që publikohen në mënyrë të përsëritur, që fondet e BE janë shpërdorua­r, nuk janë ndjekur. Një përpunim i rregullt dhe efikas i kërkesave për azil nuk është arritur kurrë. Një diskutim i gjerë për integrimin e mundshëm të refugjatëv­e në shoqërinë greke nuk është zhvilluar kurrë. Qeveritë në Athinë, pavarësish­t nga ngjyra e tyre, gjithmonë i kanë injoruar thirrjet nga ishujt e refugjatëv­e Lesbos, Kos ose Samos.

SHOQËRITË E ISHULLIT JANË TË MBINGARKUA­RA

Megjithatë, shoqëritë lokale në ishuj nuk mund ta përballoni­n të vetme barrën e ardhjeve të reja. Kampi i refugjatëv­e Moria në Lesbos ka kohë që është katandisur në një lagje të njerëzve të dëshpëruar. Një situatë, që ishte toka pjellore më e mirë për racizmin që ka dalë në dritë sot. “Të gjithë duhet të ikin”,- thotë një burrë nga Lesbos në një informacio­n të DW,-” të kthehen në vendet e tyre dhe të vijnë më vonë këtu si turistë, kur situata të jetë përmirësua­r tek ata. Atëherë, janë të mirëpritur te ne”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.